Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hajrulla Çeku, ka folur për mundësinë që kjo parti të pranojë çfarëdo vendimi që del nga Gjykata Kushtetuese për dekretin e Presidentit Thaçi.
Çeku në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se LVV pret nga Kushtetuesja një vendim të drejtë dhe që nuk lë hapësira për manovrime.
“Presim një vendim që bazohet në ato që shkruhen në Kushtetutën e Kosovës dhe një vendim që nuk është në kundërshtim me vullnetin e qytetarëve të Kosovës që tashmë janë shprehur me votë për ndryshimin e pritur një kohë të gjatë”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje thotë se pas këtij “vendimi të drejt” presin të shkojnë në zgjedhje sa më parë që të jetë e mundur.
“Interpretimi ynë është që Kushtetuta pas një mocioni të suksesshëm të mosbesimit nuk parasheh asnjë alternativë tjetër pos shkuarjes në zgjedhje”.
Ai thotë se besojnë se gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese do të veprojnë me përgjegjësi.
“Ne nuk mund ta pranojmë nëse Gjykata Kushtetuese përzihet në kompetencat e Kuvendit të Kosovës duke amendamentuar Kushtetutën pasi kjo është një përgjegjësi që u takon deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Ne pajtohemi që kjo nuk është përgjegjësi e Kushtetueses dhe besoj se e kemi të drejtën për ta kritikuar një gabim që mund ta bëjë Gjykata Kushtetuese në këtë rast”, tha ndër të tjera Hajrulla Çeku./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

“Edhe po të vritem nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzoj t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

“Kam gjetur parregullsi në këtë gjykatë”, komandant Hoxha nis dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri