Një halucinogjen (substanca përgjegjëse për krijimin e halucinacioneve), i gjetur tek kërpudhat, mund të funksionojë pozitivisht tek truri i njerëzve me depresion të thellë
Një gjë e tillë rrit shumë shpresat për një trajtim të suksesshëm kohë më vonë.
Në pak studime të kryera, 19 persona me probleme të shëndetit mendor morën një dozë të vogël nga një përbërës (psilocybin) i një lloj droge të quajtur psychedelic.
Shumica e pacientëve thanë se ndienin ndryshime të dukshme në trurin e tyre dhe depresioni nuk ishte më si më parë. Edhe më parë, ka patur studime se kjo substancë luan rolin e ‘lubrifikantit për trurin’ dhe lejon njerëzit të shkëputen nga rrethi i simptomave të depresionit.
Sipas kërkimeve të publikuara në Scientific Reports u arrit në përfundimin se psilocybin ndikon në 2 zonat kryesore të trurit.
Referuar gjithashtu një studimi britanik të realizuar vitet e fundit, kjo substancë e gjendur tek kërpudhat ka funksionuar pozitivisht në të njëjtën kohë kur barna të tjera kanë dështuar, duke i rritur shpresat miliona njerëzve në mbarë botën.
Studimi, i kryer nga King’s College London në bashkëpunim me kompaninë Compass Pathëays, konsistoi në dhënien e psilocybin tek 89 pacientë të rritur. Në përfundim të tij, vullnetarët nuk patën asnjë efekt anësor serioz dhe shumica e tyre thanë se vunë re ndryshime të dukshme në humorin e tyre.
Deri më tani, mjekët tregojnë se pacientët janë gati për ta përdorur të gjithë këtë, por gjithsesi ende nevojiten studime më të detajuara, për të vërtetuar se një substancë e tillë mund të përdoret si kurë ndaj depresionit.
Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, më shumë se 264 milionë njerëz vuajnë nga depresioni.
Burimi: The Guardian & CNN
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?