Salma Hayek ka shpërndarë në rrjetet sociale një fotografi, në të cilën duket krejtësisht natyrale.

“Zgjohem dhe numëroj sa flokë të thinjura dhe rrudha e prishën festën këtë mëngjes”, është përshkrimi që i ka vënë këtij imazhi.


Fansat në komente i kanë thënë se nuk ka arsye të ndihet e pasigurt për bukurinë e saj dhe e kanë mbushur me komplimente.

salma 3 (Foto: Instagram/salmahayek)

Dikur, aktorja kishte treguar se cili “përbërës sekret” është përgjegjës për dukjen e saj rinore dhe të përsosur.

“Unë përdor një ekstrakt të lëvores së trungut ‘tepezcohuite’, e cila përdoret në Meksikë për të trajtuar djegiet, sepse rigjeneron plotësisht lëkurën. Askush nuk e përdor atë në Shtetet e Bashkuara", kishte thënë asokohe për revistën Elle.

salma 2 (Foto: Instagram/salmahayek)

Salma shtoi se e solli në një laborator në Amerikë dhe se studiuesit ishin të befasuar nga rezultatet pozitive.

“E pyetën veten se si ka mundësi që askush të mos e përdorë. Falë këtij ekstrakti nuk kam nevojë për botox e as për mbushje”, ka theksuar 56-vjeçarja. /Telegrafi/