LAJMI I FUNDIT:

Çaushi: Një polic më kafshoi në krah, kur tentova ta mbroj Albin Kurtin (Foto/Video)

Çaushi: Një polic më kafshoi në krah, kur tentova ta mbroj Albin Kurtin (Foto/Video)

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Driton Çaushi në një intervistë për Telegrafin me gazetarin Muhamet Hajrullahu, ka folur rreth ngjarjeve të sotme që ndodhën para Kuvendit të Kosovës, ku u arrestuar tre deputetët Albin Kurti, Donika Kadaj-Bujupi dhe Albulena Haxhiu.

Ai ka theksuar se në Kosovë nuk ka gjykata të pavarura. “Po flasim për të njëjtin gjykatës i cili ka dhënë dënim skandaloz ndaj 4 aktivistëve të VV-së. Synimi i tyre është tensionimi i situatës, dhe krejt ajo çfarë ne bëmë është përpjekja për të parandaluar një gjë të tillë”, ka thënë Çaushi.

Ai shtoi se kur aktivistët e tyre dënohen me 21 vite burg pa asnjë provë, gjithçka tani është e pritshme, duke shtuar se kjo është luftë e hapur e të gjithëve ndaj Vetëvendosjes.


“Ajo çfarë nuk prita sot ishte dhuna nga policët, pamjet e tregojnë këtë shumë mirë. Ne me një rezistencë pasive tentuam ta ndalojmë arrestimin e Albin Kurtit”, u shpreh Çaushi.

Duke folur rreth ngjarjeve të sotme, Çaushi shtoi se policia ka ushtruar dhunë duke i kapur për fyti, duke hedhur sprej e madje duke i kafshuar.

“Një polic më ka kafshuar në krah në momentin kur kam tentuat ta mbroj Kurtin”, tha Çaushi, duke shtuar se një pjesë prej deputetëve të tyre janë dhunuar nga ndërhyrja e policisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulimi i kultivimit të hashashit nën tokë, kryeprokurori i Pejës: Kemi dyshime për laborator droge

Zbulimi i kultivimit të hashashit nën tokë, kryeprokurori i Pejës: Kemi dyshime për laborator droge

Kronika e Zezë
Cila është mosha më e përshtatshme për dërgimin e fëmijëve në kopsht – shpjegon psikologia Deliu

Cila është mosha më e përshtatshme për dërgimin e fëmijëve në kopsht – shpjegon psikologia Deliu

Lajme
Raportimet për tërheqjen e trupave amerikane, “OCTOPUS” i quan propagandë dhe manipulim për të krijuar frikë në Ballkan

Raportimet për tërheqjen e trupave amerikane, “OCTOPUS” i quan propagandë dhe manipulim për të krijuar frikë në Ballkan

Lajme
Haxhiu: Njëherë jemi të fokusuar te formimi i qeverisë, zgjedhja e presidentit zhvillohet vitin e ardhshëm

Haxhiu: Njëherë jemi të fokusuar te formimi i qeverisë, zgjedhja e presidentit zhvillohet vitin e ardhshëm

Lajme
Haxhiu: Kurti asnjëherë nuk ka refuzuar që të japë dëshminë e tij, por i ka ftuar prokurorët që t’i shkojnë në zyrë

Haxhiu: Kurti asnjëherë nuk ka refuzuar që të japë dëshminë e tij, por i ka ftuar prokurorët që t’i shkojnë në zyrë

Lajme
Operacion i policisë në Pejë, zbulohet kultivim i hashashit nën tokë

Operacion i policisë në Pejë, zbulohet kultivim i hashashit nën tokë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori