Casillas po e zhvillon sezonin e 20-të në Ligën e Kampionëve, këta janë lojtarët me mbi 15 sezone në garën më të madhe për klube

Dita e parë e Ligës së Kampioneve për sezonin 2018/19 ishte emocionuese pasi tifozët u shpërblyen me ndeshje emocionuese dhe rekorde të pabesueshme individuale u thyen.
Në ndeshjen Barcelona - PSV, argjentinasi Lionel Messi u bë lojtari i parë që ka shënuar tetë het-trika në Ligën e Kampionëve, duke e lënë pas Ronaldon me shtatë.
Një tjetër rekord individual u thye në ndeshjen që Porto e zhvilloi ndaj Schalkes në kuadër të grupit D.
Portieri i Portos, Iker Casillas u bë lojtari i parë në histori që luajti në 20 sezone në Ligën e Kampionëve.
37-vjeçari e nisi nga minuta e parë ndeshjen që Porto barazoi.
Ai ishte në barazim sa i përketë sezoneve me ish-yllin e Manchester United, Ryan Giggs, që luajti në 19 edicione të Ligës së Kampionëve.
Giggs pasohet nga një tjetër legjendë e ‘Old Trafford’, Paul Scholes që zë vendin e me 17 sezone në garën e elitës evropiane. /Telegrafi/Lojtarët që i kanë mbi 15 sezone20 sezone: Iker Casillas (Real Madrid, Porto)
































































