Casillas në anën e atyre që mendojnë se Messi nuk e ka merituar Topin e Artë

Iker Casillas ka kritikuar organizatorët e Topit të Artë pasi Lionel Messi fitoi çmimin për herën e shtatë në karrierë.
Argjentinasi mundi lojtarë si Robert Lewandowski dhe Jorginho për të marrë në shtëpi çmimin më të madh individual.
Superylli i PSG-së përfundoi mbi sulmuesin e Polonisë dhe Bayern Munichut, duke fituar 33 pikë më shumë se homologu i tij.
Por, vendimi për t'i dhënë 34-vjeçarit një tjetër Top të Artë nuk i pëlqeu legjendës së Real Madridit, Casillas.
Spanjolli kritikoi konceptin e çmimeve të futbollit në një postim në rrjetet sociale.
“Është gjithnjë e më e vështirë për mua të besoj në çmimet e futbollit”, shkroi ai në Twitter.
“Për mua, Messi, ai është një nga 5 lojtarët më të mirë në të gjithë historinë, por ju duhet të filloni të dini se si të katalogoni ata që janë më të shquarit pas një sezoni”.




















































