E treta, e vërteta . Pasi iu afrua golit në dy raste, goditja me kokë e Dani Carvajal e solli Real Madridin më afër fitores, kur skuadra Los Blancos po luante më mirë.

Goditja dhe lëvizja ishin shumë të ngjashme me atë që minuta më parë e bëri, por topi shkoi mbi traversë. Jo këtë herë, më i vogli ishte më i zgjuari, duke u shfaqur në momentin e duhur, shkruan Marca.


Real Madridi ka gjetur shpesh shpëtim në paraqitjet e mbrojtësve të djathtë këtë sezon. Si Carvajal ashtu edhe Lucas Vázquez kanë dhënë fitore, pikë dhe kanë nxjerrë mbretërit nga shumë vështirësi gjatë vitit aktual.

Screenshot 2024 06 01 225641

Ndryshimi i mentalitetit

Carlo Ancelotti, në mesin e sezonit të kaluar, i sugjeroi të bënte një hap përpara, të kërkonte të arrinte në zonën rivale, pa harruar të tijën, por duke parë përpara.

Anësori e pranoi fjalën e trajnerit dhe jo vetëm që këmbënguli të arrinte më shumë në sulm për të kërkuar shokët e tij, por ai gjithashtu vendosi të kërkonte edhe goditjet nga këndi, faullet ose çfarëdo që ishte e nevojshme.

Numrat thonë gjithçka. Gjashtë gola dhe gjashtë asistime që Carvajal ka realizuar me fanellën e Real Madridit në sezonin që përfundoi në nivel klubi të shtunën, më 1 qershor.

Screenshot 2024 06 01 233716

Carvajal ka vazhduar të ketë besim në gjithçka që bën. Ai është matur me lojtarët e krahut të djathtë më të mirë në futbollin evropian dhe fitorja ka qenë gjithmonë e lojtarit që doli nga të rinjtë e Real Madridit, duke demonstruar hierarki dhe siguri. /Telegrafi/ 

telegrafi sport app