LAJMI I FUNDIT:

Carvago by Gjirafa feston ditëlindjen – ZBRITJE në të gjitha veturat + Servisi i parë FALAS

Carvago by Gjirafa feston ditëlindjen – ZBRITJE në të gjitha veturat + Servisi i parë FALAS

Sot, më 19 Shkurt, Carvago by Gjirafa feston 1 vit nga momenti kur ndryshoi mënyra se si blejmë vetura në Kosovë.

Ishte një rrugëtim i mbushur me sfida, inovacion dhe mbi të gjitha – një ndryshim i vërtetë për të gjithë ata që kërkonin një blerje më të lehtë, më të sigurt dhe me më shumë transparencë.

Kur e nisëm këtë rrugëtim, synimi ishte i qartë: ta thjeshtonim blerjen e veturave nga Evropa dhe Koreja e Jugut, duke i bërë blerjet më të lehta për të gjithë.

Tani, një vit më vonë, shumë klientë kanë gjetur veturën e tyre ideale përmes Carvago by Gjirafa – me çmime konkurruese, 6 muaj garancion dhe transparencë të plotë.

Një falënderim për ju – klientët tanë!

Asgjë nga kjo nuk do të ishte e mundur pa ju – klientët tanë besnik që na keni dhënë mbështetje dhe na keni bërë pjesë të vendimeve tuaja më të rëndësishme. Prandaj, për të festuar këtë moment të veçantë, ne kemi përgatitur ofertën më të madhe të vitit!

Festojmë së bashku – 7 ditë me zbritje dhe servis FALAS!

Nga 19 deri më 26 Shkurt, të gjitha veturat në Carvago by Gjirafa janë me zbritje ekskluzive, plus një bonus të veçantë – servis FALAS për çdo blerje! Ky është momenti ideal për të zgjedhur veturën e ëndrrave me çmimin më të mirë.

🚗 Çdo veturë në zbritje

🔧 Servis FALAS për çdo blerje

📆 Vetëm nga 19 deri më 26 Shkurt

Ky vit ishte vetëm fillimi. Jemi të gatshëm për të ardhmen me më shumë zgjedhje, më shumë inovacion dhe më shumë mundësi për ju!

🔗 Shikoni ofertat këtu: carvago.com