LAJMI I FUNDIT:

Cardi B fiton një milion dollarë dëmshpërblim nga padia ndaj shpifjeve të blogeres, Tasha K

Cardi B fiton një milion dollarë dëmshpërblim nga padia ndaj shpifjeve të blogeres, Tasha K

Cardi B ka fituar një padi prej një milion dollarësh për shpifje nga YouTuber-ja, LaTasha Kebe – e njohur si Tasha K, mbi akuzat e thashethemeve kundër reperes.

Sipas Billboard, një juri e Gjeorgjisë i dha Cardi-t 1.25 milionë dollarë dëmshpërblim pas dy javësh diskutimi, duke dënuar gjithashtu Kebe për një ‘fushatë keqdashëse’ për të dëmtuar reputacionin e yllit të muzikës.

Vendimi i së hënës në  total potencialisht mund të përfundojë më i lartë. Procedurat do të nisin të martën për të vendosur nëse Kebe i detyrohet dëme shtesë ndëshkuese ose nëse ajo duhet të rimbursojë shpenzimet ligjore të Cardi B.


Foto: NBCU

Cardi B, emri i vërtetë i së cilës është Belcalis Almanzar, paditi Kebe në vitin 2019 për dhjetëra video që përmbanin pretendime tronditëse për reperin. Një video e cituar në padi përfshin një deklaratë se ajo kishte qenë një prostitute, kishte tradhtuar burrin e saj dhe se ajo kishte përdorur droga të forta.

“U ndjeva e mundur dhe e dëshpëruar dhe nuk doja të flija me burrin tim”, shtoi reperja, gjendje e cila i shkaktoi lodhjen, humbjen e peshës, migrenën dhe ankthin. Vetëm një person i keq mund ta bëjë këtë”, thuhet se tha Cardi, në deklaratën e saj para gjyqtarëve.

Foto: Tasha K/Instagram

Avokatët e Kebe mund ta kundërshtojnë vendimin te gjyqtari në javët në vijim. Nëse ata e mbështet atë, avokatët e saj më pas mund ta apelojnë vendimin në një gjykatë federale të apelit. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"Ai s'ka me qenë kurrë i yti", Xheneta i përgjigjet komentit për Gjestin

Magazina
Publikohen pamje nga vendi i ngjarjes, ku Gjesti kaloi murin rrethues të shtëpisë së Big Brother

Publikohen pamje nga vendi i ngjarjes, ku Gjesti kaloi murin rrethues të shtëpisë së Big Brother

Magazina
E mbani mend vajzën që luajti në “Titanic”? Duhej të fshinin një skenë për shkak të saj

E mbani mend vajzën që luajti në “Titanic”? Duhej të fshinin një skenë për shkak të saj

Magazina
Egli reagon e nervozuar ndaj banorëve: Nuk kam kryer marrëdhënie me Gjestin, po dhe nëse kam bërë më lumtë

Egli reagon e nervozuar ndaj banorëve: Nuk kam kryer marrëdhënie me Gjestin, po dhe nëse kam bërë më lumtë

Magazina
G Bani ndez shtëpinë e Big Brother VIP - sjell informacione nga jashtë

G Bani ndez shtëpinë e Big Brother VIP - sjell informacione nga jashtë

Magazina
Çun Lajçi i del në përkrahje Gjestit pas ngjarjes së djeshme: Djalosh i Dukagjinit, duro edhe pak se pranvera po vjen për ty

Çun Lajçi i del në përkrahje Gjestit pas ngjarjes së djeshme: Djalosh i Dukagjinit, duro edhe pak se pranvera po vjen për ty

Magazina
Kalo në kategori