Reperja e njohur, Cardi B festoi një moment historik kohët e fundit pasi ajo u bë artistja e parë femër që kishte një album në të cilin çdo këngë u bë platin i certifikuar nga RIAA.

29-vjeçare tashmë e ka bërë albumin e saj tre-platin, dhe tani të 13 këngët e albumit janë të paktën të certifikuara platin nga Shoqata e Industrisë së Regjistrimit të Amerikës.


Edhe pse çdo këngë në debutimin e Cardi-t u bë platin, “Bodak Yellow” dhe “I Like It” – ku u shfaqën Bad Bunny dhe J Balvin – kanë arritur suksesin më të madh në mesin e 13 këngëve të albumit.

55983921 0 image m 18 1648613253493

Të dyja këngët ishin të certifikuara me diamant, që do të thotë se ishin certifikuar platin 10 herë, shkruan DailyMail.

“Invasion Of Privacy” u vlerësua gjithashtu nga kritikët, duke shënuar një mori vlerësimesh të forta pas publikimit të tij.

55983911 0 image a 19 1648613265405

Në vitin 2019, fitoi çmimin Grammy për 'Albumin më të mirë rap'.

“Invasion Of Privacy” është bërë gjithashtu albumi rap më i shitur nga një artiste femër e viteve 2010, sipas tabelës së klasifikimeve “Billboard 200 Decade-End”.

55983923 10666629 image a 28 1648615038948

Në prill të vitit 2021, krijuesja e hiteve festoi suksesin e vazhdueshëm të albumit të saj teksa shënoi përvjetorin e tij të tretë.

Edhe pse ajo nuk ka nxituar për të prodhuar një album të dytë, Cardi arriti të fitojë një sukses të jashtëzakonshëm me këngën “WAP”, e cila erdhi në bashkëpunim me Megan Thee Stallion. /Telegrafi/