LAJMI I FUNDIT:

Capello: Interi është favorit për ta fituar titullin në Serie A

Capello: Interi është favorit për ta fituar titullin në Serie A

Fabio Capello ka thënë se Interi është skuadra që mund të fitojë titullin në Serie A këtë sezon dhe i nxit lojtarët të jenë më të përgjegjshëm për të shmangur më shumë raste me Covid-19.

Trajneri legjendar italian i është bashkuar debatit për titullin në Serie A, ndërsa nuk ka hezituar të flasë edhe për rastet e klubeve të infektuar me coronavirus.

“Kam besim se sezoni do të përfundojë normalisht. Së pari, duhet të kuptojmë se jemi më pak të kujdesshëm sesa ajo që kemi qenë. Ne e lëshuam vëmendjen kur rastet u ulën”, ka thënë fillimisht Capello për Il Corriere dello Sport.


“U them lojtarëve se duhet të jenë më të përqendruar se kushdo tjetër, dikush qartë nuk ishte. Ata duhet ta kuptojnë që ky sezon është ndryshe nga të tjerët”.

Tavecchio: Pezullimi i serishëm i Serie A do të ishte më keq sesa fundi i botës
Lexo po ashtu Tavecchio: Pezullimi i serishëm i Serie A do të ishte më keq sesa fundi i botës

“Kjo ka të bëjë edhe me familjet dhe të afërmit e tyre, duhet një vit i maturisë. Maturi absolute. Nuk mendoj se është shumë për të kërkuar profesionistë të paguar mirë”.

Fituesi i nëntëfishtë i Scudettos beson se Interi është skuadra që mund të fitojë titullin e Serie A këtë sezon.

“Ata [Interi] nuk i shitën të dëbuarit e tyre dhe kanë dy ekipe tani. Do të thotë se ata do të jenë jashtëzakonisht konkurrues”.

“Me pesë nënshkrime, Conte mund të ndryshojë rrënjësisht ekipin, dy zëvendësime të tjera mund të ndihmojnë trajnerin gjithashtu gjatë javës. Të gjithë do të stërviteshin me më shumë energji dhe lumturi, sepse e dinë se kanë më shumë shanse për t’u përfshirë”.

Hakimi shfaq menjëherë ambicien: Inter mund të fitojë Scudetton
Lexo po ashtu Hakimi shfaq menjëherë ambicien: Inter mund të fitojë Scudetton

“Juventusi nuk luajti ndeshjen më të rëndësishme kundër Napolit dhe Pirlo do të duhet të merret me problemin e të pasurit shumë sulmues. Këto dy skuadra do të luftojnë për Scudetto”.

“Atalanta mund të jetë një rrezik gjithashtu, ata kanë përvojë ndërkombëtare dhe luajnë shumë mirë, Napoli mund të jetë gjithashtu i rrezikshëm, Milan dhe Roma vijnë më pas”, përfundoi trajneri italian. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Dita e fundit e afatit kalimtar të janarit: Shumë transferimet po ndodhin në këto momente

Dita e fundit e afatit kalimtar të janarit: Shumë transferimet po ndodhin në këto momente

“Ngjarjet në ndeshjen ndaj Espanyol  kanë tejkaluar çdo kufi të gabimit njerëzor” - Real Madridi reagon ashpër ndaj gjykimit

“Ngjarjet në ndeshjen ndaj Espanyol kanë tejkaluar çdo kufi të gabimit njerëzor” - Real Madridi reagon ashpër ndaj gjykimit

La Liga
Si rreshtohet Milani pas revolucionit në afatin e dimrit: Nënshkrimet e fuqishme që ndryshojnë formacionin dhe vendosin objektiva të fuqishëm

Si rreshtohet Milani pas revolucionit në afatin e dimrit: Nënshkrimet e fuqishme që ndryshojnë formacionin dhe vendosin objektiva të fuqishëm

Serie A
Milan afër që të largojë dy lojtarë në ditën e fundit të afatit kalimtar

Milan afër që të largojë dy lojtarë në ditën e fundit të afatit kalimtar

Serie A
Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Premier League
Të gjithë u çuditën kur Barcelona bëri gjashtë zëvendësime në ndeshje, por një rregull i panjohur ia mundëson këtë skuadrave

Të gjithë u çuditën kur Barcelona bëri gjashtë zëvendësime në ndeshje, por një rregull i panjohur ia mundëson këtë skuadrave

La Liga
Kalo në kategori