LAJMI I FUNDIT:

Capello e di kush do të bëhet kampion në Ligën Premier

Capello e di kush do të bëhet kampion në Ligën Premier

Ish-trajneri i Anglisë ka analizuar 11 javët e para në Premier League duke bërë dhe një parashikim të asaj që mund të ndodhë deri në fund të sezonit.

Tekniku italian e ka etiketuar si spektakolare nisjen e sezonit nga Jürgen Klopp me Liverpool-in e tij, por i ka dhënë më shumë mundësi për fitimin e titullit bashkëpatriotit të tij, Antonio Conte, në aventurën e tij emocionuese te Chelsea. Capello i mëshon mendimit se mbrojtja e Conte-s do t’u japë suksesin “Bluve të Londrës”.

Këtu mund ti lexoni të gjitha lajmet rreth Fabio Capellos
Lexo po ashtu Këtu mund ti lexoni të gjitha lajmet rreth Fabio Capellos

Duke folur për gazetën italiane “La Gazzetta dello Sport”, Capello është shprehur “Liverpool është një skuadër spektakolare. Këtë e kemi parë dhe e kemi shijuar të gjithë deri më tani, por çështja qëndron se sa do të vazhdojnë me këtë ritëm, sepse rruga është shumë e gjatë.


Chelsea, nga ana tjetër, më duket shumë më i qëndrueshëm, Conte po bën një punë të madhe. Siç e kemi parë në javët e fundit, t’i shënosh skuadrës së tij është një detyrë shumë e vështirë. Unë mendoj se ata mund t’i shkojnë deri në fund kampionatit për titull”.