Camila Cabello ka tërhequr vëmendjen me një postim në TikTok, ku tregon një video me datat e turneut të saj "Yours, C".

Ajo mbante një poster për turneun e saj dhe e shoqëronte me një koment tallës, duke i drejtuar një mesazh Katy Perry: "@Katy Perry hehehe ily".


Cabello dukej si të ishte duke imituar udhëtimin 11-minutësh të Perryt në hapësirë me kapsulën Blue Origin më 14 prill, shkruan DailyMail.

Perry, gjatë udhëtimit të saj, ndau një copë letre me datat e turneut të saj "Lifetimes", ndërsa Cabello do të nisë turneun e saj më 21 qershor, me performancë në Marbella, Spanjë.

Ky është turneu i parë i Cabellos në më shumë se shtatë vjet dhe mbështet albumin e saj të katërt, "C XOXO".

Megjithatë, Katy Perry ka përjetuar kritika për udhëtimin e saj në hapësirë. Pas uljes së kapsulës Blue Origin, Perry u kap duke puthur tokën, një veprim që mund të ishte interpretuar si injorues ndaj dy astronautëve që ishin bllokuar në hapësirë për muaj të tërë.

Një ekspert i PR-së ka vlerësuar se reputacioni i Perry mund të jetë në rënie, duke e cilësuar atë si një figurë të famshme që po bën "lëvizje kokëfortë" për të mbajtur relevancën.

Ai sugjeron që Perry duhet të tërhiqet nga jeta publike për një periudhë, për të shpëtuar karrierën e saj. /Telegrafi/