LAJMI I FUNDIT:

Bytyqi: Vendimet për mos akreditim të universiteteve presim të adresohen në Qeveri

Bytyqi: Vendimet për mos akreditim të universiteteve presim të adresohen në Qeveri

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi në konferencën për shtyp të mbajtur sot, në lidhje me vendimin e mosakredimit të tri universiteteve publike, të cilin e ka marrë Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KSHC), ka theksuar se, ky vendim është në kundërshtim me vendimin e datës 12 korrik 2019, sipas të cilit, Këshilli nuk duhet të merr asnjë vendim pa pasur një qartësim në lidhje me çështjet që janë ngritur nga Agjencia Antikorrupcion.

 Bytyqi ka sqaruar se, ditë më parë Agjencia Antikorrupcion ka ngritur dyshime për parregullsi në lidhje me përbërjen aktuale të Këshillit Shtetëror të Cilësisë, çështje kjo e cila duhet të sqarohet nga KShC.

“Këto nuk janë vendime të MAShT-it sepse Agjencia e Akreditimit dhe Këshilli Shtetëror i Cilësisë marrin vendime sipas ligjeve në fuqi. Më duhet të sqaroj se ne kemi pasur një shkresë e cila ka ardhur nga Agjencia Antikorrupcion, ku disa çështje të cilat janë ngritur në këtë shkresë AKA dhe KShC ka pasur nevojë ti qartësojë. Në shkresën e Agjencisë Antikorrupcion thuhet se ka pasur shkelje në përbërjen aktuale të KShC-së dhe ne ju kemi drejtuar KShC-së në mënyrë që këto çështje të qartësohen dhe kemi kërkuar mos të kenë vendimmarrje deri në zgjidhjen e këtyre problemeve”, ka thënë Ministri.


ORCA porosit Haradinajn: Kryeministër, larg duart nga akreditimi i universiteteve
Lexo po ashtu ORCA porosit Haradinajn: Kryeministër, larg duart nga akreditimi i universiteteve

Ndër të tjera, ministri Bytyqi ka theksuar se, në mbledhjen e të premtes, të datës 12 korrik 2019, të cilën e ka mbajtur KShC dhe për të cilën MAShT është njoftuar vetëm përmes shkresës që ka ardhur të dielen nga kryetari i KShC-së, është thënë se, pas marrjes së letrës nga Ministria e Arsimit, KShC ka marrë vendim që të presë sqarime shtesë nga Agjencia Antikorrupcion dhe të mos ketë ndonjë vendim deri më 22 korrik 2019.

Bytyqi ka vlerësuar se, vendimi që sot ka marrë KShC, nga i cili vendim janë prekur tri universitete publike bie në kundërshtim me vendimin që ky institucion ka marrë të premten.

“Pasi që kemi një kundërshtim të vendimeve nga KShC, gjegjësishtë Agjencia Kosovare e Akreditimit presim që kjo çështje të adresohet në Qeveri për të parë cilët do të jenë hapat e mëtutjeshëm”, ka thënë ministri Bytyqi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gërvalla i dënoi tre redaktorët e RTK-së për një kronikë të lajmeve për Kurtin, reagon AGK-ja

Gërvalla i dënoi tre redaktorët e RTK-së për një kronikë të lajmeve për Kurtin, reagon AGK-ja

Lajme
Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë

Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë "sport i rëndë" për ju – bëjeni Qeverinë nëse jeni fitues të zgjedhjeve

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Çeku i reagon Abdixhikut: Si mund të bëhesh kryeministër në një palë zgjedhje që i ke humbur, e ku fituesi është afër trefish larg teje?

Çeku i reagon Abdixhikut: Si mund të bëhesh kryeministër në një palë zgjedhje që i ke humbur, e ku fituesi është afër trefish larg teje?

Lajme
Vizita e shefit të NATO-s në Kosovë, analistët: Rikonfirmim i mbështetjes dhe garancisë për stabilitetin në Ballkan

Vizita e shefit të NATO-s në Kosovë, analistët: Rikonfirmim i mbështetjes dhe garancisë për stabilitetin në Ballkan

Lajme
Elbert Krasniqi konfirmon se do të jetë në koalicion qeverisës me Albin Kurtin në krye

Elbert Krasniqi konfirmon se do të jetë në koalicion qeverisës me Albin Kurtin në krye

Lajme
Kalo në kategori