LAJMI I FUNDIT:

Byrnes nominohet për ta trashëguar Bailyn në Maqedoni (Foto)

Byrnes nominohet për ta trashëguar Bailyn në Maqedoni (Foto)

Ambasadori aktual i SHBA-ve në Maqedoni, Jess Baily e ka shpërndarë lajmin në Twitter se Kate Marie Byrnes është nominuar për ta trashëguar atë në pozitën e ambasadorit, pas vendimit të Presidentit Donalt Trump, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ajo është nga Florida dhe është diplomate karriere dhe për momentin është duke shërbyer në Athinë, në pozitën e zv.ambasadore e SHBA-ve në Greqi.


Byrnes i ka përfaqësuar SHBA-të edhe në misionin e OSBE-së në Vienë të Austrisë.

Ambasadorja e ardhshme e SHBA-ve në Maqedoni e flet gjuhën spanjolle, hungareze dhe turke, përveç gjuhës amtare, anglishtes.

Nuk dihet kur do të bëhet ndryshimi, edhe pse Bailyt i mbaron mandati në fund të vitit. /Telegrafi/