Byrek me mish të grirë sipas recetave të gjysheve tona

I kuqërremtë dhe aromatik, është më i shijshëm se ata që i blini të gatshëm në dyqan
Ka shije të mrekullueshme, por së paku nuk është shumë i rëndë për stomakun.
Përbërësit:- 80 ml vaj,- një qepë e madhe,- pak kripë,- 500 gr mish viçi,- një lugë e vogël piper,- 2 lugë të vogla erëza të thata,- gjysmë luge e vogël kripëPërgatitja:
Nxehni vajin në tigan dhe shtoni qepën dhe hidhni kripë, fërgojeni derisa të fillojë të ndryshojë ngjyrën.
Shtoni mishin e bluar, piperin, erëzat dhe pak kripë sipas shijes suaj. Të gjitha këto kur t’i bashkoni përzieni derisa të fërgohet mirë mishi.
Për shtesë:- 4 vezë,- gjysmë ajke,- 1 lugë të vogël kripë,- 400 ml jogurt,- 100 ml vaj.
Në një tepsi bashkoni vezët, ajkën, kripën, jogurtin dhe vajin. Përzieni derisa të bëhet një teksturë e lëmuar pa droçka.
Në një enë rezistuese nga zjarri vendosni letër për pjekje.
Koren përgatiteni në formën e tepsisë, kur ta vendosni petën e parë, hidhni shtesën, dhe vendosni petën tjetër dhe sërish hidhni shtesë, pas petës së tretë vendosni shtesën e mishit të bluar.
Përsëriteni procesin me dy kore dhe shtesë, pastaj hidhni mishin e bluar.
Në fund, shtesën e cila ju ka mbetur, spërkateni mbi byrek dhe me pirun shpojeni në mënyrë që shtesa të depërtojë deri në fund t tepsisë.
Byrekun piqeni në 180 gradë Celsius më së shumti 25 minuta.
Ju bëftë mirë, - transmeton Telegrafi.



















































