Butrint Imeri publikon këngën e re "Psikopat"

Këngëtari i njohur shqiptar, Butrint Imeri, ka prezantuar së fundmi projektin e ri muzikor.
Ai është kthyer pas një kohe me këngën e tij të radhës të titulluar "Psikopat".
Këtë e ka kompletuar edhe nga ana vizuale me një videoklip po ashtu të veçantë.

Teksti është shkruar nga vet artisti me muzikë dhe producim nga Big Bang.

Videoja ndërkohë i është besuar produksionit Sekuencë.

Të plotë tashmë këngën mund ta gjeni në platformën YouTube, në kanalin zyrtar të Imerit.
Ai pëlqehet për stilin e tij muzikor, të cilit i ka qëndruar besnik që nga fillimi i karrierës. /Telegrafi/
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































