Kapiteni i Barcelonës, Sergio Busquets, ka thënë për mediat se do të konfirmojë dëshirën e tij për të qëndruar ose larguar nga klubi këtë javë.

34-vjeçarit i skadon kontrata këtë verë dhe ka qenë i lidhur fort me një lëvizje në Arabinë Saudite ose Inter Miami në Major League Soccer, nëse ai vendos që epoka e tij në Barcelonë të përfundojë.


Busquets ka mbetur një pjesë e rëndësishme e ekipit të parë te Barcelona këtë sezon, pranë Frenkie de Jong në mesfushë, pavarësisht thirrjeve të shumta që ai të zëvendësohet sezonin e kaluar.

Duke folur për DAZN pasi Barcelona mposhti Osasunën 1-0 të martën mbrëma, Busquets shpjegoi se ishte pak a shumë i vendosur në mendjen e tij.

“E kam pak a shumë në mendje të ardhmen time tashmë, tani ka disa ditë pushimi dhe kur të kthehem ndoshta do ta njoftoj trajnerin”, ka thënë Busquets.

busquets 1

Busquets ka gjetur një vend në ekosistemin e Xavi Hernandez këtë sezon dhe u tregua i dobishëm.

Në varësi të pagës së tij, e cila mendohet se do të reduktohet shumë nëse qëndron, ai mund të jetë një lojtar i dobishëm sezonin e ardhshëm. /Telegrafi/

telegrafi sport app