LAJMI I FUNDIT:

“Doing Business”: Maqedonia e Veriut në vendin e 17-të

“Doing Business”: Maqedonia e Veriut në vendin e 17-të

Banka Botërore në raportin më të ri të “Doing Business” për vitin 2020 me 80.7 pikë e radhit Maqedoninë e Veriut në vendin e 17-të sipas kushteve për udhëheqje të biznesit në konkurrencë nga 190 vende.

“Është lehtësuat arritja dhe zbatimi i marrëveshjeve dhe më e thjeshtë është zhvendosja e të dhënave për zbatim, që e bën tërë procesin më të lirë”, theksohet në raport.

Më tej shtohet se vendi i ka ndryshuar dispozitat për fuqinë e punës, rregullat për tepricë teknologjike, punësim të sërishëm dhe kompensim financiar.


Nga vendet evropiane, më së miri të pozicionuar në listën e “Doing Business” janë Danimarka, Norvegjia, Suedia dhe Lituania, ndërsa vendet e rajonit janë mes vendit të 37-të dhe 90-të.

Sllovenia është radhitur në vendin e 37-të, Serbia në vendin e 44-të, Mali i Zi në vendin e 50-të, Kroacia në vendin e 51-të, Kosova në vendin e 57-të, Shqipëria në vendin e 82-të dhe BeH-ja në vendin e 90-të.

Dhjetë vendet e para i marrin Zelanda e Re, Singapora, Hong Kongu, Danimarka, Koreja, SHBA-ja, Gjeorgjia, Britania e Madhe, Norvegjia dhe Suedia.

“Doing Business 2020” është edicioni i 17-të që i teston reformat e dispozitave që e nxitin ose parandalojnë zhvillimin e aktiviteteve të biznesit.

Çdo vit, raporti “Doing Business” në 190 ekonomi, mat aspekte të rregulloreve të biznesit që janë me rëndësi për ndërmarrësit, duke u fokusuar në dhjetë fusha: krijimin e një biznesi, trajtimin e lejeve të ndërtimit, furnizimin me energji elektrike, regjistrimin e pronave, marrjen e kredisë, mbrojtjen e investitorëve të pakicave, pagesën e taksave, tregtinë ndërkufitare, zbatimin e kontratave dhe zgjidhjen e rasteve të paaftësisë së pagesës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pas ngritjes së aktakuzës, vëllai i Liridona Ademajt: Presim dënim me burg të përjetshëm për të akuzuarit

Pas ngritjes së aktakuzës, vëllai i Liridona Ademajt: Presim dënim me burg të përjetshëm për të akuzuarit

Drejtësi
Mbyllja e strukturave paralele serbe, BE: Këto veprime bien ndesh me detyrimet e Kosovës ndaj BE-së

Mbyllja e strukturave paralele serbe, BE: Këto veprime bien ndesh me detyrimet e Kosovës ndaj BE-së

Lajme
Haxhiu për deklaratën e Prokurorisë lidhur me institucionet paralele: Skandaloze, në shërbim të kujt janë këta prokurorë?

Haxhiu për deklaratën e Prokurorisë lidhur me institucionet paralele: Skandaloze, në shërbim të kujt janë këta prokurorë?

Lajme
Dosja e Prokurorisë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, si u bë plani për vrasjen e Liridonës për 30 mijë euro

Dosja e Prokurorisë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, si u bë plani për vrasjen e Liridonës për 30 mijë euro

Drejtësi
Lajçak: Takimi për të pagjeturit dështoi për shkak të mospjesëmarrjes së Serbisë

Lajçak: Takimi për të pagjeturit dështoi për shkak të mospjesëmarrjes së Serbisë

Lajme
Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj

Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj

Lajme
Kalo në kategori