Pas çdo ndërmarrësi të suksesshëm është një listë e librave që u kanë ndihmuar atyre në drejtimin e biznesit.
Ndërsa librat më të fundit si “Shoe Dog” nga Phil Knight, “Principles” nga Ray Dalio dhe “Start with Why” i Simon Sinek, dallohen si disa nga më të preferuarit e tyre, Warren Buffett dhe Bill Gates pajtohen se libri më i mirë i biznesit i të gjitha kohërave është shkruar 50 vjet më parë.
Kur dy miliarderët u takuan për herë të parë në vitin 1991, Gates i kërkoi Buffett t’i rekomandonte librin e tij të preferuar të biznesit. Pa humbur kohë, shefi ekzekutiv i Berkshire Hathaway u përgjigj se është “Business Adventures” nga John Brooks.
“Më shumë se dy dekada pasi Buffett ma dha hua dhe më shumë se katër dekada pasi u botua për herë të parë, ‘Business Adventures’ mbetet libri më i mirë i biznesit që kam lexuar ndonjëherë”, kishte shkruar Gates në vitin 2014, përcjell Telegrafi.
“Business Adventures” është një përmbledhje e 12 historive që janë botuar më parë në The New Yorker, ku Brooks ishte pjesë e personelit, me disa nga ngjarjet më të rëndësishme në korporatat e shekullit XX në kontinentin amerikan. Çdo profil është një tregues interesant se si një moment i caktuar në histori formoi një kompani të tërë.
Por ajo që me të vërtetë e bën librin kaq të veçantë është se ai u bën thirrje lexuesve, të cilët nuk janë të interesuar për natyrën e financave. Libri ofron një minierë ari për mësimet rreth njerëzve dhe jetës, sjelljet tona instinktive, çfarë na bën të shkëlqejmë dhe cilat probleme na dalin përpara, nëse nxjerrim natyrën tonë të ashpër.
Në libër, autori shkruan për një nga dështimet më të mëdha të Ford Motor Company. Ford Edsel i vitit 1958, për të cilin kompania kishte menduar të ishte makina më “e re dhe e fundit” për amerikanët e klasës së mesme. Brooks vëren se Ford donte të bënte një makinë që u përshtatej nevojave të publikut amerikan, kështu që e pyeti masën për të parë se çfarë donin më shumë.
Ford ishte i pakënaqur me rezultatet e anketës dhe përfundoi duke shkuar në mënyrën e vet. I etur për të krijuar risi, filloi të tregtonte veturën një vit përpara se ta përfundonte. Dhe në ditën e prezantimit, modeli rezultoi me rrjedhje të naftës dhe bagazhe që nuk hapeshin. Gjithashtu u konsiderua si shumë i shtrenjtë dhe përdorte më shumë derivate, përcjell Telegrafi.
Kur nuk u kushtoni vëmendje ndryshimeve në zhvillim të shoqërisë dhe nevojave njerëzore, ju bëni hapa mbrapa dhe konkurrentët iu shkelin.
Prezantimi i tij çoi në një humbje prej 350 milionë dollarësh. E megjithatë, drejtuesit e Fordit nuk morën përgjegjësi për dështimet e tyre. Në fakt, ata pretendonin se kishin bërë gjithçka siç duhej.
Ndërsa shkruante historinë, Brooks tha se një menaxher marketingu i shpjegoi atij se ishin klientët ata që e kishin fajin.
Ky është një mësim i fuqishëm për këdo, nëse jeni një themelues, menaxher, punëtorë apo punëkërkues.
Brooks përshkruan sesi themeluesi i Xerox, Joseph C. Wilson, krijoi një kulturë të mëshirshme pune. Ai dhuroi miliona dollarë për bamirësi dhe për universitetet. Ai zbatoi politikat progresive të punësimit gjatë lëvizjes së të drejtave civile.
“Për të vendosur qëllime të larta, për të pasur aspirata pothuajse të paarritshme, për t’i nxitur njerëzit me besimin se mund të arrijnë lart… këto janë po aq të rëndësishme sa bilanci, ndoshta edhe më shumë”, tha dikur Wilson sipas Brooks.
Sot, më shumë se kurrë, punëtorët vlerësojnë unitetin dhe qëllimin në një kompani dhe ata nuk kanë frikë të lënë ose të refuzojnë një ofertë pune nga një kompani me reputacion të keq. Duke pasur një kulturë të mirë korporative ka gjasa të çojë në produktivitet dhe motivim më të lartë, më pak probleme shëndetësore të punonjësve dhe më pak qarkullim të tyre. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/cover-1-780x439.png)
Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX
![Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/KONS2131-1130x635px-780x439.jpg)
Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College
![Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Lajm-per-native-780x439.png)
Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!
![DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Foto-Artikulli.jpg)
DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!
![Më 19 shkurt mbahet ankandi i dytë për vitin 2025](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_2-25-780x439.png)
Më 19 shkurt mbahet ankandi i dytë për vitin 2025
![Butrinti - Ku e kaluara dhe e tashmja jetojnë krah më krah](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/butrinti-780x439.jpg)
Butrinti - Ku e kaluara dhe e tashmja jetojnë krah më krah
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kurti-harta-780x439.jpg)
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin
![Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ronaldo-1-780x439.png)
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi
![Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/doarsa-ldk.jpg)
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht
![Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/393a13ff-ee47-4459-a1a0-08dd4a814ce6_w1597-e1739314251878-780x439.jpg)
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës
![UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/haaaaaaland-780x439.png)
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt
![Berisha i PLE](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/veton-berisha-780x439.jpg)
Berisha i PLE "kushtëzon" votën për qeverinë e re