LAJMI I FUNDIT:

Bursa të Fakultetit Ndërkombëtar të Universitetit të Sheffield, Kolegji CITY, për studentët nga Kosova

Bursa të Fakultetit Ndërkombëtar të Universitetit të Sheffield, Kolegji CITY, për studentët nga Kosova

Fakulteti Ndërkombëtar i Universitetit të Sheffield-it, Kolegji CITY në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Kosovës, ofron gjashtëdhjetë e dy (62) bursa për studentët nga Kosova për Bachelors, Master (me orar të plotë), MBA dhe Doktorature për vitin akademik: 2017-2018.

Nën këtë iniciativë, Kolegji CITY synon të mbështesë studentë të shkëlqyer të cilët dëshirojnë të studiojnë në Fakultetin Ndërkombëtar të Universitetit të Sheffield në Selanik të Greqisë dhe të ndjekin një diplomë të pranuar globalisht nga Universiteti Sheffield.

Kandidatët pwr bursa mund të aplikojnë për programet e Universitetit të Sheffield-it – në degët e Administrimit të Biznesit dhe Ekonomisë, Psikologjisë, Shkencave Kompjuterike dhe Gjuhe Angleze – të ofruara nga Fakulteti Ndërkombëtar i Universitetit në Selanik të Greqisë.

Për më shumë shiko linkun: View Scholarships’ Announcement.

Pas përfundimit me sukses të studimeve të tyre, të diplomuarit marrin diplomë drejtpërdrejt nga Universiteti i Sheffield, Mbretëria e Bashkuar. Fakulteti Ndërkombëtar është i akredituar dhe i njohur nga organet ndërkombëtare si Këshilli Britanik i Akreditimit (BAC), AMBA, AACSB, Shoqëria Britanike Kompjuterike (BCS), Shoqëria Britanike Psikologjike (BPS), CMI dhe UK NARIC.

Rreth Fakultetit Ndërkombëtar të Universitetit të Sheffield, Kolegji CITY Universiteti i Sheffieldit është një universitet udhëheqës britanik i vendosur në Sheffield, Angli, renditur në Top 100 Universitetet më të mira në botë dhe në mesin e Top 10 Universiteteve në Britani për hulumtim.

Sipas QS World Universities 2016-17 renditet e 84 në botë dhe 29 në Evropë. Është një institucion i udhëhequr nga hulumtimet, me një reputacion botëror për cilësinë. Është një institucion me një reputacion botëror për cilësinë. Sheffield ka gjashtë fitues të Çmimit Nobel. Universiteti Sheffield ka 6 fakultete akademike. Pesë fakultete janë në Mbretërinë e Bashkuar dhe një fakultet, që është Fakulteti Ndërkombëtar – Kolegji CITY, është në Selanik të Greqisë.

Me kampusin e saj kryesor të vendosur në Selanik të Greqisë, Fakulteti Ndërkombëtar përbëhet nga katër departamente akademike – Departamenti i Administrimit të Biznesit dhe Ekonomisë, Departamenti i Psikologjisë, Departamenti i Shkencave Kompjuterike dhe Departamenti i Studimeve te gjuhës angleze – dhe ofron një gamë të gjerë programesh universitare dhe pasuniversitare Në anglisht në disiplinat e Studimeve të Biznesit, Psikologjisë, Shkencave Kompjuterike dhe Studimeve Angleze.

Kandidatët e interesuar për aplikim për bursa mund të vizitojnë www.citycollege.sheffield.eu për më shumë informacion ose kontaktoni përfaqësuesin e Universitetit të Sheffield në Kosovë, në 049 422 424 ose në kosovo@city.academic.gr. /Telegrafi/