LAJMI I FUNDIT:

Burri rrah gruan në Gjilan

Burri rrah gruan në Gjilan
Foto: Ilustrim

Një person është arrestuar pasi kishte sulmuar bashkëshorten e tij duke i shkaktuar lëndime trupore.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 04:00, në Gjilan.

Siç thuhet në raport, viktima ka pranuar tretman mjekësor.


“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që kishte sulmuar fizikisht (bashkëshorten e tij) viktimën femër kosovare duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/