LAJMI I FUNDIT:

Burri nga Gjermania gërvishti 260 vetura – e pranoi në polici se e bëri sepse ua kishte zili pronarëve të tyre

Burri nga Gjermania gërvishti 260 vetura – e pranoi në polici se e bëri sepse ua kishte zili pronarëve të tyre

Policia gjermane në qytetin Karlsruhe në jugperëndim të Gjermanisë, ka arrestuar një burrë i cili pranoi se ka gërvishtur dhe dëmtuar rreth 260 vetura.

Në Karlsruhe, qendrën e gjykatës më të lartë penale dhe kushtetuese të Gjermanisë, veturat e shtrenjta kishin qenë kryesisht të parkuara, transmeton Telegrafi.

Burri i moshës 28-vjeç, është dorëzuar në polici dhe ka pranuar për veprat që i ka bërë. Dëmi i shkaktuar në vetura është vlerësuar se kap shumën e mbi gjysmë milioni euro.


Veturat janë dëmtuar vikendin e kaluar, kurse ky burrë tregoi se thjesht ua kishte pasur zili pronarëve të veturave dhe se “kishte pasur probleme të natyrës së ngjashme”, thuhet ndër tjera në raportin e policisë.

I dyshuari tashmë njihet për autoritetet e sigurisë, pasi në korrik të vitit të kaluar ishte lëshuar nga burgu për vepra tjera. /Telegrafi/