LAJMI I FUNDIT:

Burri nga Arizona që i kaloi 17 ditë prapa grilave, padit aviokompaninë amerikane – thotë se gabimisht e identifikuan si të dyshuar për vjedhje  

Burri nga Arizona që i kaloi 17 ditë prapa grilave, padit aviokompaninë amerikane – thotë se gabimisht e identifikuan si të dyshuar për vjedhje  

Një burrë nga Arizona ka paditur aviokompaninë amerikane “American Airlines”, pasi gabimisht e kishin identifikuar si të dyshuar për vjedhje në aeroportin e Teksasit, duke bërë që t’i kalojë 17 ditë në burg në New Mexico, ku tha se u detyrua të qëndrojë lakuriq.

Michael Lowe po udhëtonte nga Flagstaff, Arizona në drejtim të Reno, Nevada gjatë 12 majit të vitit 2020, kur në një dyqan në aeroportin Dallas-Fort dikush kreu vjedhje, transmeton Telegrafi.


E kamerat e sigurisë kishin kapur të dyshuarin duke zbritur nga aeroplani, kurse American Airlines e kishin raportuar rastin në policinë e aeroportit, që urdhëruan aviokompaninë t’ia dorëzojnë videon e pasagjerit të dyshuar.

Por punonjësit nuk i kishin dërguar të dhënat e të gjithë pasagjerëve, por vetëm të Lowe, thuhet në padinë e dorëzuar nga avokati i tij që akuzohen aviokompaninë.

Atë ditë, Lowe kishte flokët e thinjura dhe mbante maskë, kurse i dyshuari nga kamerat e sigurisë nuk kishte maskë e as flokë.

E pavarësisht ndryshimeve të mëdha në dukje, aviokompania identifikoi Lowe si të dyshuar – duke bërë që policia të lëshojë urdhërarrest për Lowe.

Si rezultat i kësaj, një vit më vonë Lowe u arrestua  derisa ishte në pushim në Nex Mexico gjatë 4 korrikut të vitit të kaluar, kur dikush i telefonoi policisë në Tucumcari për një incident në të cilin ai nuk ishte përfshirë.

Megjithatë, kur policia arriti në vendin e ngjarjes mësuan se kishte dite urdhërarreste për Lowe nga policia amerikane – dhe kështu menjëherë e prangosën. Derisa qëndroi në burg këmbëngulte se kanë kapur njeriun e gabuar – duke mos i treguar se çfarë akuze rëndonte mbi të.

Lowe ishte urdhëruar të zhvishet lakuriq, të shtrihet dhe të kontrollohet për kontrabandë, ku më pas u fut në qeli më të burgosurit e tjerë dhe kaloi netët duke fjetur në dyshemenë e betonit.

E pasi u ekstradua në SHBA, është liruar. Tani ka paditur aviokompaninë për neglizhencë dhe identifikim të gabuar si i dyshuar për vjedhje. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
A do të shfaqet Trump në kartëmonedhën amerikane - republikanët propozojnë 250 dollarëshin

A do të shfaqet Trump në kartëmonedhën amerikane - republikanët propozojnë 250 dollarëshin

Interesante
Fenomeni i rrallë që habiti peshkatarët në Turqi, shfaqen para tyre dallgët katrore

Fenomeni i rrallë që habiti peshkatarët në Turqi, shfaqen para tyre dallgët katrore

Interesante
Pretendon të ketë udhëtuar në kohë - parashikimet e tij për 2025 po tërheqin vëmendje të madhe

Pretendon të ketë udhëtuar në kohë - parashikimet e tij për 2025 po tërheqin vëmendje të madhe

Virale
Zbulimi i Stephen Hawking dy javë para vdekjes

Zbulimi i Stephen Hawking dy javë para vdekjes

Ishulli

Ishulli "magjik" ku veturat dhe biçikletat janë të ndaluara

Interesante
Gruaja me dy vagina refuzoi një milion dollarë për film pornografik (Video)

Gruaja me dy vagina refuzoi një milion dollarë për film pornografik (Video)

Kalo në kategori