LAJMI I FUNDIT:

Burri godet me thikë gruan, shkak moskujdesi

Burri godet me thikë gruan, shkak moskujdesi
Foto: Ilustrim

Një krim në familje është shënuar paraditen e së enjtes në qytetin e Patosit, ku një burrë ka plagosur me thikë bashkëshorten e tij.

Siç bëhet e ditur nga burime të Policisë, rreth orës 10:05 të paradites së djeshme, Arben Hoxha, 53 vjeç, në banesën e tij ka goditur me thikë bashkëshorten e vet, L. Hoxha, 52 vjeçe.

Ngjarja është shënuar në fshatin Kuqar të Patosit, kur burrë e grua kanë qenë të vetëm në shtëpi. Mësohet se pasi kanë bërë debat, për shkak se burri shfaqej nervoz gjithë mëngjesin, situata ka precipituar, ndërsa 53- vjeçari ka marrë thikën e bukës dhe e ka goditur disa herë në trup gruan e tij.


Edhe pse nuk jepen shumë detaje rreth shkaqeve të konfliktit, gruaja i ka thënë policisë se nuk duhej shumë që në shtëpi të shpërthente sherri për shkak se i shoqi ngrinte zërin duke thënë se po e lodhte kjo gjendje e tij shëndetësore.

“Ishte i lodhur e i trembur nga sëmundja dhe bërtiste pa shkak”, mësohet të ketë thënë gruaja. Edhe e enjtja ka nisur me të njëjtën arsye për t’u përfshirë në debat dhe kur e ka parë që e shoqja nuk i ka kthyer përgjigje dhimbjes së tij, të cilën e ka shfryrë duke bërtitur, burri e ka akuzuar atë se nuk i kushtonte vëmendje kur ai ishte duke folur.

Veprimi i tij, ka qenë i shpejtë dhe i befasishëm, duke mos i lënë kohë gruas të mbrohet. Mësohet se ai e ka goditur dy herë në pjesën e shpatullës, ndërsa gruaja është përpjekur ta ndërgjegjësojë për veprimin, teksa kërkonte ndihmë nga fqinjët.

Këta të fundit pasi kanë dëgjuar zhurmat dhe thirrjet për ndihmë të gruas, kanë ndërhyrë për të shuar konfliktin si dhe kanë nisur gruan me urgjencë në Spitalin e Fierit. E plagosura, falë ndërhyrjes në kohë të mjekëve, është e stabilizuar dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se Arben Hoxha prej dy vjetësh vuan nga një sëmundje e rëndë për të cilën prej 4 muajsh po ndjek seanca kimioterapie. Gjithçka ka ndodhur në një gjendje të rënduar psikologjike të tij, i cili kishte kohë që shfaqte probleme nervore momentale për shkak të gjendjes shëndetësore. /Panorama/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Konfiskohen armë, municion dhe pajisje ushtarake - Policia jep detaje nga aksioni në Zveçan

Konfiskohen armë, municion dhe pajisje ushtarake - Policia jep detaje nga aksioni në Zveçan

Kronika e Zezë
Rezidenca e Presidentit Rugova drejt përfundimit të restaurimit, Kurti dhe Çeku vizitojnë punimet

Rezidenca e Presidentit Rugova drejt përfundimit të restaurimit, Kurti dhe Çeku vizitojnë punimet

Lajme
Presidentja Osmani shfrytëzon të drejtën e vetos, ia kthen Kuvendit dy ligje për rishqyrtim

Presidentja Osmani shfrytëzon të drejtën e vetos, ia kthen Kuvendit dy ligje për rishqyrtim

Lajme
Vrasja e 14-vjeçarit në Tiranë  trondit opinionin publik në Shqipëri, shkolla

Vrasja e 14-vjeçarit në Tiranë trondit opinionin publik në Shqipëri, shkolla "Fan Noli" në zi

Lajme
Kamberi: Hapja e pikës kufitare Llojan-Miratoc po pengohet nga Beogradi

Kamberi: Hapja e pikës kufitare Llojan-Miratoc po pengohet nga Beogradi

Politikë
Vrasja e trefishtë në Gllogjan, dëshmitarët tregojnë për sjelljen e të akuzuarve në natën kritike

Vrasja e trefishtë në Gllogjan, dëshmitarët tregojnë për sjelljen e të akuzuarve në natën kritike

Drejtësi
Kalo në kategori