Gjykata Themelore në Mitrovicë ka dënuar me burgim me kusht të pandehurin M.U., i cili ka përdorur dokumentin e rrejshëm si të vërtetë, përkatësisht certifikatën e veteranit të luftës.
Sipas Gjykatës, M.U. më datë 7 mars të vitit 2018 ka shkuar në Zyrën e Ministrisë për Punë dhe Mirëqenie Sociale dhe ka përdorë dokumentin e rrejshëm publik si të vërtetë, e të cilin paraprakisht e ka siguruar nga B.H. nga fshati Kopiliq – Skenderaj.
“Më datë 07.03.2018 në Mitrovicë, në Zyrën e Ministrisë për Punë dhe Mirëqenie Sociale – Departamenti i Familjeve të Dëshmorëve, Invalidëve të luftës dhe Viktimave Civile, ka përdorë dokumentin e rrejshëm publik si të vërtetë, e të cilin paraprakisht e ka siguruar nga B.H. nga fshati Kopiliq, Certifikatën e veteranit të luftës me numër L4/7965 të datës 20.04.2016”, thuhet në aktigjykim, njofton kallxo.
Tutje Gjykata bën të ditur se i dyshuari kishte me vete edhe vërtetimin e Zyrës për Çështjen e personave të dalë nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në emrin e tij edhe pse i njëjti nuk gjendej në listën e veteranëve, e as që ka qenë pjesëmarrës i UÇK-së.
“Dokumentacionin e siguruar kështu me kërkesë për pensionin e veteranit numër … , e ka dorëzuar në zyren e cekur, pra ka përdorur dokumentin e rrejshëm publik si të vërtetë”, thuhet tutje në aktgjykim.
Gjykata ka shqiptuar ndaj M.U. dënim me burgim me kusht në kohëzgjatje prej një viti, i cili dënim nuk do të ekzekutohet nëse i pandehuri nuk kryen vepër tjetër penale gjatë periudhës së verifikimit në kohëzgjatje prej dy viteve nga plotfuqishmëria e aktgjykimit.
Po ashtu, Gjykata njofton se të akuzuarit i konfiskohen Certifikata e Veteranit Luftëtar e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe Vërtetimi i Veteranit Luftëtar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të lëshuar nga Zyra për Çështje të Kategorive të dala nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Vizita e Thaçit te babai i sëmurë, kritikohet qasja e Gjykatës Speciale

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Vajc: Presioni ndaj anëtarëve të Këshillit Gjyqësor për të dhënë dorëheqje, është një shenjë shqetësuese e ndërhyrjes politike në gjyqësor

”Me lot në sy jam, trim i trimave”, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

KQZ: Mbi 1,000 vota me postë konsiderohen të vlefshme pas rinumërimit

Sa ka urgjencë për formimin e Qeverisë së re të Kosovës?

Dëshmitarja për njërin të akuzuar në rastin e 400 kg kokainë: Kemi biseduar, por s’ma tha të vërtetën

Gjeneral Jashari: Përvoja amerikane e rëndësishme për FSK-në

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker