Pasi ka pranuar fajësinë se në dy raste kishte vjedhur gjithsej 13 pula dhe 3 gjela, i akuzuari Edmond Limanaxhiu, është dënuar me burgim me kusht si dhe me gjobë.Për dy vepra penale të vjedhjes, Gjykata Themelore në Gjakovë, dega në Rahovec, të hënën, atij i ka shqiptuar dënim unik prej 150 ditësh burgim me kusht dhe 300 euro gjobë, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Por, dënimi me burgim me kusht nuk do të ekzekutohet nëse në periudhën njëvjeçare, i akuzuari Limanaxhiu nuk kryen vepër tjetër penale.Aktgjykimi ndaj tij është shpallur nga gjykatësi, Mizahir Shabani, pasi që i akuzuari paraprakisht e ka pranuar fajësinë, duke thënë se pendohet për veprën e kryer.Ai ka kërkuar nga gjykata që me rastin e caktimit të dënimit të ketë parasysh se është i gjendjes së dobët ekonomike, ashtu që t’i shqiptojë një dëmin sa më të butë.
Pranimin e fajësisë nga ana e të akuzuarit nuk e ka kundërshtuar prokurori Armend Zenelaj, i cili ka thënë se pranimi i fajësisë është bërë në mënyrë të vullnetshme dhe është i bazuar në provat që gjendën në shkresat e lëndës.Gjyqtari Shabani, të akuzuarin e ka obliguar t’i paguajë shpenzimet procedurale, në shumën prej 30 euro në total.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur aktakuzë më 6 janar 2017, ndaj Edmond Limanaxhiu, duke e ngarkuar atë me dy vepra penale të vjedhjes.Sipas aktakuzës, i pandehuri më 23 maj 2016, në kohë të pacaktuar në Rahovec, me qëllim që vetes t’i sjell përfitime të kundërligjshme merr pasurinë e tjetrit, ku së bashku me të miturin D.H, hyjnë në oborrin e të dëmtuarit Predrag Matiq, ku nga koteci marrin shtatë pula dhe një gjel, i fusin në thes, e të cilat më pas i kanë shitur.
Në aktakuzë thuhet se me datë të njëjtë si në dispozitivin e parë, i akuzuari Limanaxhiu, me qëllim që vetes t’i sjellë përfitime të kundërligjshme hynë në oborrin e të dëmtuarit Blerim Krasniqi, dhe nga koteci merr gjashtë pula dhe dy gjela, i fut në thes, pastaj i njëjti i shet në vlerë prej 30 euro. /Betimipërdrejtësi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Nga pasaporta tek simbolet, si do të funksionojë ‘shteti Bektashi’ – Samarxhi zbulon detajet
Kurti: Shqiptarët u bënë shembull gjatë Holokaustit, duke strehuar dhe mbrojtur hebrenjtë
Slogani nacionalist serb në dyert e Ambasadës së Kosovës në Norvegji sjell shqetësim
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj
E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama
Nga pasaporta tek simbolet, si do të funksionojë 'shteti Bektashi' - Samarxhi zbulon detajet
Slogani nacionalist serb në dyert e Ambasadës së Kosovës në Norvegji sjell shqetësim
Avokati shpalos detajet nga seanca e sotme kur familja e Liridona Ademajt u përballen me vrasësit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Trump dëshiron të "pastrojë" Gazën - ja çfarë mund të thotë kjo për Lindjen e Mesme
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës
Pas gjithë debateve dhe diskutimeve, Gjesti e Egli shkëmbejnë puthje dhe përqafime
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama