Kosova do t’i ketë dy ndeshje tejet të vështira përpara saj ku fillimisht do të përballet me Kroacinë pastaj me Ukrainën.

Edhe pse nuk është favorite në letër, Përfaqësuesja e Kosovës do të tentoi t’i befasojë dy kundërshtarët e sajë.


Përzgjedhësi i Kosovës, Albert Bunjaku ka thënë në konferencën për shtyp se fitorja nuk është e pamundur përballë këtyre dy kundërshtarëve.

“Çelësi kryesor janë durimi dhe koncentrimi, pasi kemi të bëjmë me dy kundërshtarë të nivelit superior. Fitorja nuk është e pamundur”, deklaroi Bunjaku në konferencën për shtyp.

Kosova do të përballet me Kroacinë më 6 tetor në ‘Loro Boriqi’ të Shkodrës, ndërs tri ditë më vonë me Ukrainën.

Ndeshja Ukrainë – Kosovë ende nuk është bërë publike se ku do të zhvillohet pasi fillimisht u vendos në Poloni por për shkaqe sigurie ndeshja do të luhet në një vend tjetër dhe gjasat më të mëdha janë në Turqi. /Telegrafi/

telegrafi sport app