Komisioni Shtetëror për shënjimin dhe mirëmbajtjen e kufirit shtetëror të hënën do të prezantojë para Qeverisë së Kosovës, të gjeturat e reja lidhur me demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.
Edhe në Qeverinë e Kosovës, zyrtarët kanë deklaruar se kryesuesi i Komisionit Shtetëror për shënjimin e vijës kufitare, Shpejtim Bulliqi, ka konfirmuar përfundimin e punës në lidhje me demarkacionin.
Kryesuesi i komisionit, Shpejtim Bulliqi, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se raporti të hënën do të dorëzohet në Qeveri, por nuk ka dashur të flasë për të gjeturat e reja pasi që, siç është shprehur ai, ato do të prezantohen në Qeveri fillimisht.
“Do t’i paraqesim ato fakte që kemi arritur t’i sigurojmë për këtë periudhë dhe më tutje do të mbetet në dorën e Qeverise se si do të procedojë tutje”, ka deklaruar Bulliqi.
Ai ka thënë se puna në komision është bërë me përkushtimin më të madh dhe se janë konsultuar shumë dokumente.
“Ne kemi marrë një detyrë nga kryeministri i vendit, e kemi kryer atë punë me ndërgjegjen më të lartë brenda mundësive dhe hapësirës që na është krijuar për punë. Se si do vazhdohet tutje dhe sa do të merren për bazë [të gjeturat] nga institucionet e vendit, kjo nuk është në anën time që ta them… le të shohim veprimet pas prezantimit të fakteve”, është shprehur Bulliqi.
Kurse, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, një ditë më parë tha se Lidhja Demokratike e Kosovës, nuk mund të votojë të gjetura të caktuara për kufirin, të cilat janë të bazuara në kutet e, siç ka thënë ai, Shpejtim Bulliqit, apo edhe kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.
“Natyrisht se ne nuk do të votojmë çdo të gjetur, por do të votojmë çdo marrëveshje shtetërore që bëhet ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi. Asnjë gjetje të njëanshme nuk e voton Lidhja Demokratike, por vetëm ato që janë të vërteta dhe që ndërlidhen me marrëveshje shtetërore, sepse nuk është kjo marrëveshje e njëanshme e dyanshme. Kufiri nuk mund të vihet në mënyrë të njëanshme”, deklaroi Mustafa.
Kryesuesi i komisionit, Shpejtim Bulliqi, ka theksuar se raporti, të cilin e kanë përgatitur anëtarët e komisionit, nuk është bërë as për Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe as për ndonjë subjekt tjetër politik, por ai raport, sipas Bulliqit, është bërë për institucionet e vendit.
Bulliqi nuk ka folur as për atë se sa mund të ketë sukses raporti i komisionit, por ka thënë se krejt kjo varet se si do të kuptohet nga institucionet.
“Varet nga institucionet e vendit se si do t’i marrin këto faktet. Nëse e ke pasur kontrollin efektiv në një element dhe bëhet me dije se e ke kontrolluar deri në një moment të caktuar, nuk e di se si do të heq dorë nga disa çështje që i ka menaxhuar vetë dhe i ka pasur në kontroll të vetin”, ka shtuar Bulliqi.
Pritjet janë që Qeveria e Kosovës bashkë me raportin e Komisionit, ta procedojnë edhe Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes për demarkacionin në Kuvend, në mënyrë që ky institucion të marrë vendim, nëse do ta ratifikojë apo anulojë këtë marrëveshje.
Marrëveshja për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi është nënshkruar nga autoritetet e Prishtinës dhe Podgoricës, në fund të gushtit të vitit 2015, në Vjenë.
Pas ardhjes në krye të Qeverisë së Kosovës, kryeministri Ramush Haradinaj, i cili në legjislaturën e kaluar kishte kundërshtuar ratifikimin e Marrëveshjes për demarkacion me Malin e Zi, ka shkarkuar përbërjen e Komisionit shtetëror për shënjimin dhe mirëmbajtjen e kufirit shtetëror që drejtohej nga Murat Meha, duke emëruar përbërje të re me në krye Shpëtim Bulliqin. /REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Haradinaj: Kosova nuk mund të përparojë pa miq, NATO është çelësi i sigurisë dhe përparimit
Përmbyset kamioni me tulla, trafik i rënduar në autostradën Lushnje-Fier
I bllokohet arma në një poligon të Novobërdës, por më pas aksidentalisht i shkrepi arma duke qëlluar një zyrtar policor
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët
Gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt fillon sot, familjarët presin drejtësi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës