LAJMI I FUNDIT:

Bujar Osmani: Pres që së shpejti të dorëzohen ndryshimet kushtetuese

Bujar Osmani: Pres që së shpejti të dorëzohen ndryshimet kushtetuese

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani sonte ka deklaruar se po bëhen përgatitjet e fundit të ndryshimeve kushtetuese dhe se pritjet e tij janë se ato shpejt do të dorëzohen në Kuvend.

“Po bëhen përgatitjet e fundit. Unë pres që të jetë kjo shpejt. Është caktuar koha që të jetë e përshtatshme gjegjësisht ta ndihmojë debatin dhe diskutimin. Mendoj se do të jetë moment i rëndësishëm vetë parashtrimi sepse pres që atëherë do të kemi debat thelbësor lidhur me përmbajtjen e amendamenteve”, deklaroi sonte ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani për Kanal 5.

Sipas tij, është shumë e rëndësishme që këtë moment Qeveria t’i dërgojë amendamentet dhe Qeveria të fillojë debat për përmbajtjen e amendamenteve.


“Nëse në atë debat humbim gjegjësisht qytetarët janë të bindur se këto janë formulime të këqija, kjo është korrekte. Megjithatë, ne duhet ngadalë t’i heqim këto lloj propaganda që të arrijmë deri te thelbi i ndryshimeve kushtetuese”, deklaroi ministri i Punëve të Jashtme.

Atë që e shohim tani për ndryshimet kushtetuese, sipas tij, është politikë partiake. Osmani thotë se qytetarët nuk e dinë thelbin e përmbajtjeve të ndryshimeve kushtetuese.

“Po bëjmë përpjekje të mendimit publik. Na besoni. Qytetarët befasohen kur përballen me tekstin. Pjesa më e madhe befasohen se është plotësisht e ndryshme nga ajo qe e dëgjojnë në televizion”, tha Osmani.

Në trend Lajme

Më shumë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Drejtësi
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Drejtësi
Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Lajme
Kalo në kategori