Bujar Osmani: Investojmë të gjitha resurset në shtet për të pasqyruar historinë e suksesshme evropiane të Irlandës
Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, ndodhet për vizitë pune në Irlandë, me ftesë të kolegut të tij irlandez, Miholl Martin, i cili i kryen funksionet e zëvendëskryeministrit, ministrit të Punëve të Jashtme dhe ministrit të Mbrojtjes të Irlandës.
Në takimin me homologun e tij, siç bëri të ditur MPJ, Osmani u falënderua për mbështetjen e vazhdueshme dhe të zëshme që Irlanda i jep vendit tonë në përpjekjet e saj për anëtarësim sa më të shpejtë në BE, e cila daton që në fillimet e rrugës sonë të integrimit europian, kur gjatë Kryesimit të BE-së nga Irlanda në vitin 2004, ne dorëzuam kërkesën tonë për anëtarësim në BE.
“Kemi vendosur vitin 2030 si objektiv për anëtarësim të plotë në BE, për zbatimin e të cilit po investojmë të gjitha burimet në shtet dhe shoqëri. Duam ta pasqyrojmë historinë e suksesshme europiane, respektivisht ndjekim shembullin e Irlandës dhe të arrijmë prosperitetin dhe nivelin e demokracisë, për të cilën integrimi europian është shtysa jonë më e fuqishme”, theksoi Osmani.
Osmani iu referua edhe domosdoshmërisë së përfitimeve afatshkurtra të dukshme dhe të prekshme në rrugën drejt anëtarësimit të plotë në BE, të cilat do t’u mundësojnë qytetarëve të ndjejnë afrimin në aspektin ekonomiko-social dhe në të njëjtën kohë do të sjellë kredibilitet më të madh lidhur me procesin e anëtarësimit.
Në cilësinë e kryesuesit të OSBE-së, Osmani e njoftoi bashkëbiseduesin me aktualitetin në lidhje me kryesimin tonë me OSBE-në, aktivitetet e realizuara dhe të planifikuara në të ardhmen përmes prizmit të prioriteteve të përcaktuara, si dhe me sfidat aktuale me të cilat përballet OSBE-ja.
Gjatë vizitës, ministri Osmani pati takim me ministrin Shtetëror për Çështje Europiane dhe i Mbrojtjes, Peter Burke, në të cilin u shkëmbyen mendime rreth aktualitetit në lidhje me dosjen tonë të BE-së. Osmani njoftoi për progresin e Maqedonisë së Veriut, procesin e skriningut që ka filluar dhe nivelin e lartë të gatishmërisë së kapaciteteve institucionale për zbatimin e suksesshëm të tij, duke theksuar përcaktimin e Qeverisë që deri në fund të këtij viti të finalizojë ndryshimet kushtetuese, si angazhim i jonë, me qëllim hapjen e klasterit të parë “Fundamente” dhe për dinamizimin e procesit të anëtarësimit.
Ministri Osmani e rikonfirmoi pozitën e shtetit si partner i përgjegjshëm dhe i besueshëm i BE-së dhe NATO-s, në harmonizim të plotë me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë të BE-së, me mbështetje të konsiderueshme për Ukrainën.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëJashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën
Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni
"Fëmijët kërkojnë të vizitojnë varrin e nënës", avokati i familjes së Liridona Ademajt: Presim burgim të përjetshëm
Haradinaj pritet në mënyrë madhështore në Grabanicë
"Duhej plotësuar shumë dokumente", Haradinaj për Kurtin: Është fyese mos me i vizitu ish-krerët e UÇK-së në Hagë
Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Ia përmendën faktin që s'ka fëmijë, Rozana Radi qan me dënesë: Unë jam pa shtëpi vetëm për këtë, më shumë shkoj unë në spital se doktorët
Videoja e BBVA që po bëhet virale, G Bani dhe Laerti flasin greqisht me gjuhë denigruese dhe kërcënuese për Gjestin
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën
Situatë tejet e tensionuar mes Rozanës dhe Gertës në BBVA, G Bani hyn në mes që t'i ndajë
Kontrata e shekullit në futboll: Përveç milionave, Ronaldo po bëhet edhe bashkëpronar te Al Nassr
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime