LAJMI I FUNDIT:

Bujar Osmani: Askush nuk do të qëndroj indiferent përballë përpjekjeve për të përhapur urrejtje ndëretnike

Bujar Osmani: Askush nuk do të qëndroj indiferent përballë përpjekjeve për të përhapur urrejtje ndëretnike

Ish-ministri i punëve të Jashtme, Bujar Osmani në një status në Facebook ka shkruar se tani më nuk është çështje pozitë apo opozitë, por siç thotë është përgjegjësi kolektive. Tutje, Osmani potencon se askush nuk do të qëndroj indiferent përballë përpjekjeve për të përhapur urrejtje ndëretnike, ose siç thotë Osmani, për të minuar gjithçka që është ndërtuar.

“Jo në emrin tim” Në kohë si këto, kur historia po shkruhet çdo ditë, secili prej nesh, pavarësisht pozitës apo përkatësisë politike dhe partiake, ka një përgjegjësi të madhe si qytetar. Askush, nuk mund të qëndroj indiferent përballë përpjekjeve për të përhapur urrejtje ndëretnike , shkelje të dinjitetit dhe barazisë apo për të minuar gjithçka që kemi ndërtuar me aq shumë sakrifica”, kështu ka shkruar Bujar Osmani nga Bashkimi Demokratik për Integrim.

“Nuk është më çështje pozite apo opozite , por çështje ndërgjegjeje dhe përgjegjësie kolektive.


Kushdo që përpiqet të shkatërrojë vlerat tona të barazisë së plotë, bashkëjetesës, duhet të dijë se çdo qytetar që këtë vend e sheh si shtëpi e përbashkët e popujve që jetojnë këtu, do të ngrejë zërin.
Kjo nuk është thirrje për përçarje, por për unitet.

Pasuria më e madhe e vendit tonë është barazia dhe mozaiku ynë multietnik dhe asnjë shërbëtor i ideve të ngushta nuk do të mund ta shkatërrojë këtë.

Tani është koha kur secili prej nesh duhet të thotë: “Jo në emrin tim.”

Ne nuk jemi spektatorë, por pjesëmarrës aktivë në mbrojtjen e asaj që është më e çmuara për ne – barazia, uniteti dhe harmonia jonë”, ka shkruar në Facebook, Bujar Osmani.

Në trend Lajme

Më shumë
Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Lajme
Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Lajme
Kryetari i Listës Serbe renditet i shtati për nga numri i votave, prin Branislav Nikoliq

Kryetari i Listës Serbe renditet i shtati për nga numri i votave, prin Branislav Nikoliq

Lajme
Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Politikë
Haradinaj deputet në gjitha legjislaturat që nga paslufta, disa nga veteranët e Kuvendit me mbi 6 mandate

Haradinaj deputet në gjitha legjislaturat që nga paslufta, disa nga veteranët e Kuvendit me mbi 6 mandate

Lajme
Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Lajme
Kalo në kategori