LAJMI I FUNDIT:

Buja e titrimit të serialit “Rrushe” – producentja dhe aktorja, Doresa Rexha vjen me sqarim

Buja e titrimit të serialit “Rrushe” – producentja dhe aktorja, Doresa Rexha vjen me sqarim

Seriali “Rrushe” mori një vëmendje ta madhe ditëve të fundit, pasi i njëjti u transmetua në televizionin Top Channel me titrim shqip-shqip.

“Rrushe” është prodhimi në të cilin përdoret gjuha shqipe e dialektit të Kosovës dhe titrimi i tij ngjalli reagime nga më të ndryshmet.

Mirëpo, producentja dhe aktorja e këtij seriali, Doresa Rexha në një postim në Facebook tha se një gjë e tillë është bërë në mënyrë që ai të mund ta përcjellin edhe personat që kanë problem me dëgjimin.


Tutje, Rexha tha se për hir të origjinalitetit në serial përveç gjuhës dialektore, përdoren edhe lokalizmat dhe zhargonet që jo domosdo kuptohen nga të gjithë.

Më poshtë postimi i plotë i Doresa Rexha:

Përshëndetje të gjithë shqiptarëve,

Si producente dhe aktore në serialin “Rrushe”, fillimisht dua ta falënderoj gjithë audiencën shqiptare kudo në botë për vlerësimin e mirë që i ka bërë e po i bën serialit “Rrushe”, prodhim i GjirafaStudios! Kjo është shumë motivuese për mua dhe për ekipin që të vazhdojmë me planifikimin për realizimin e Sezonit të Dytë të serialit.

Duke parë debatet që ka ngjallur titrimi i serialit “Rrushe” në Top Channel, mund të them që arsyeja kryesore pse kemi vendosur të kemi titrim ka qenë ofrimi i mundësisë që serialin të mund ta përcjellin dhe ta shijojnë edhe personat që nuk mund të dëgjojnë apo personat me dëgjim të dëmtuar.

Veç kësaj, ata që e kanë parë serialin, e kanë vërejtur që për hir të origjinalitetit, në serial, përveç gjuhës dialektore, përdoren edhe lokalizmat, zhargoni, “slang”-u, etj., që jo domosdo kuptohet nga të gjithë, prandaj është menduar që titrimi për transmetim në Top Channel të bëhet sa më afër gjuhës standarde, në mënyrë që çdo detaj i dialogjeve të kuptohet nga gjithë audienca shqiptare, siç është praktikë në shumë vende të botës me diversitet gjuhësor.

Unë besoj që diversiteti gjuhësor veç na pasuron më shumë si komb, nuk na ndan.

Uroj e shpresoj që së shpejti ta kemi Sezonin e Dytë të serialit “Rrushe” para publikut shqiptar, pse jo bashkëprodhim mes Kosovës dhe Shqipërisë!

Ndërsa Sezonin e Parë mund ta ndiqni çdo të martë nga ora 21:00 në Top Channel.

P.S Ju kërkoj ndjesë gjitha mediave të cilat më kanë kontaktuar këto ditë mirëpo për shkak angazhimeve e kam pasur të pamundur të paraqitem.

/Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Aludohet në rrjet se Gjesti dhe Egli kanë kryer marrëdhënie?

Aludohet në rrjet se Gjesti dhe Egli kanë kryer marrëdhënie?

Magazina
Gjesti flet për ish-të dashurën: Femër më të fortë s’kam parë, më ka duruar shumë

Gjesti flet për ish-të dashurën: Femër më të fortë s’kam parë, më ka duruar shumë

Magazina

"Gjesti mund të bëhet Donald Veshaj, por ti nuk bëhesh dot Bora Zemani" – Ronaldo Sharka sulmon Xhenetën në një debat të ashpër

Magazina
Kendrick interpretoi diss-in kundrejt Drake në Super Bowl - në atë moment doli në skenë edhe Serena, e cila thuhet se ka qenë në lidhje me të

Kendrick interpretoi diss-in kundrejt Drake në Super Bowl - në atë moment doli në skenë edhe Serena, e cila thuhet se ka qenë në lidhje me të

Magazina
Egla Ceno: Nuk e shoh Gjestin fitues

Egla Ceno: Nuk e shoh Gjestin fitues

Magazina
Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi

Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi

Magazina
Kalo në kategori