LAJMI I FUNDIT:

Buffon: Kam ende shanse ta fitoj Ligën e Kampionëve

Buffon: Kam ende shanse ta fitoj Ligën e Kampionëve

Gianluigi Buffon këmbëngul se ai ka edhe një shans për të fituar Ligën e Kampionëve pas humbjes 4-1 të Juventusit në finalen e Cardiffit ndaj Real Madridit.

Portieri 39-vjeçar kurrë nuk e ka fituar trofeun më të madh për klube në futboll, edhe pse ai e fitoi Kupën Botërore në vitin 2006 me Italinë.

Reali përsëri ‘mbret’ i Evropës, shkruan historinë në Ligën e Kampionëve (Foto/Video)
Lexo po ashtu Reali përsëri ‘mbret’ i Evropës, shkruan historinë në Ligën e Kampionëve (Foto/Video)

Mbrëmë (e shtunë) në Cardiff, bardhezinjtë humbën finalen e pestë me radhë apo shtatë nga nëntë në total, por Buffon beson që ende ka shanse për të fituar këtë trofe.


“Unë kam ende edhe një vit në kontratën time, kështu që do të thotë se kam një shans më shumë për të fituar Ligën e Kampionëve”, ka thënë Buffon për Sky Sport Italia.

Buffon: Zhgënjim i madh, Reali e meritoi fitoren
Lexo po ashtu Buffon: Zhgënjim i madh, Reali e meritoi fitoren

“Pa dyshim, do të jetë e vështirë për të bërë më mirë se këtë vit, sepse ne mund të kishim bërë diçka vërtet të pabesueshme këtë sezon”.

“Për fat të keq, ne nuk e menaxhuam atë”, përfundoi portieri italian. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Ndërprisni menjëherë kontratën e tij” – Tifozët e Liverpoolit të nervozuar me paraqitjen e yllit të tyre ndaj PSG-së

“Ndërprisni menjëherë kontratën e tij” – Tifozët e Liverpoolit të nervozuar me paraqitjen e yllit të tyre ndaj PSG-së

Liga e Kampionëve
Te Real Madridi shqetësohen për atë që bëri Mbappe mbrëmë përballë Atleticos

Te Real Madridi shqetësohen për atë që bëri Mbappe mbrëmë përballë Atleticos

Liga e Kampionëve
Shënoi golin e fitores, por Elliott drejton gishtin tek heroi i vërtetë i Liverpoolit

Shënoi golin e fitores, por Elliott drejton gishtin tek heroi i vërtetë i Liverpoolit

Liga e Kampionëve
Barcelona me dhjetë lojtarë në fushë merr triumf të madh ndaj Benficas si mysafir

Barcelona me dhjetë lojtarë në fushë merr triumf të madh ndaj Benficas si mysafir

Liga e Kampionëve
Shkëlqeu Alisson: PSG 0-1 Liverpool, notat e lojtarëve

Shkëlqeu Alisson: PSG 0-1 Liverpool, notat e lojtarëve

Liga e Kampionëve
Tallej me Diego Simeonen gjatë ndeshjes, Brahim Diaz befason sërish me deklaratë

Tallej me Diego Simeonen gjatë ndeshjes, Brahim Diaz befason sërish me deklaratë

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori