LAJMI I FUNDIT:

Buçkovski: Ndryshimi i klimës politike nuk mund të ndjehet menjëherë pas inkuadrimit në NATO

Buçkovski: Ndryshimi i klimës politike nuk mund të ndjehet menjëherë pas inkuadrimit në NATO

Ndryshimi i klimës politike nuk mund të ndjehet menjëherë pas inkuadrimit të Maqedonisë së Veriut në NATO, por megjithatë kjo sjellë stabilizim të madh në vend, i cili tashmë nisi rrugën e vet euroatlantike. Sfidë më e madhe për vendin tani është fillimi i negociatave për anëtarësim në BE”.

Këtë e deklaroi ish-kryeministri dhe ministër i Mbrojtjes, Vllado Buçkovski në intervistë për “Bllumbergtv.bg”. Buçkovski është pjesëmarrës i nismës “Dialogje për të ardhmen e Bullgarisë dhe Maqedonisë”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Shpresat janë se negociatat për inkuadrim në BE do të fillojnë në qershor. Kjo do të futë stabilitet të dukshëm në Maqedoninë e Veriut pas gjashtë muajve të vështirë rreth nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës, me të cilën u zgjidh kontesti për emrin me Greqinë”, thotë Buçkovski në intervistën me Nikollaj Kërstev në emisionin “Bota është biznes” në “Bllumbergtv.bg.


Sipas Buçkovskit, anëtarësimi në BE do t’i bëjë vendin dhe rajonin më të dëshiruar për biznes.

“Investuesit nuk vijnë në Ballkanin Perëndimor vetëm për shkak të fuqisë së lirë punëtore. Rajoni ka mjaft resurse, të cilat mund t’i ofrojë … Duhet t’ua tregojmë evropianëve potencialin tonë, njerëzit e rinj, mundësitë turistike dhe të tjera”, thotë Buçkovski.

Nënshkrimi i marrëveshjes për fqinjësi të mirë mes Shkupit dhe Sofjes, thekson Buçkovski, është fillim i integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit

KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme
Kalo në kategori