Gani Gërmia ka lënë përfundimisht shtëpinë më të famshme në Kosovë, Big Brother VIP.

Ai u largua nga gara dhe çmimi i madh prej 200 mijë eurosh, ndonëse kërkoi pas një video që iu publikua në spektakël, ku kishte rënë në kontradiktë me fjalët dhe veprimet e veta.


Ata të cilët nuk e kanë përshëndetur fare kanë qenë Ylli dhe Santiana, teksa kanë biseduar rreth Ganiut dhe se sipas Yllit kështu ndodh kur nuk mendon se çfarë flet.

Screenshot 4 12 Foto: Screenshot/YouTube

"A shkoi Ganiu a", ka qenë pyetja që bukuroshja gjakovare i ka bërë Blerandos.

Buci në anën tjetër me ironi tha se i vjen keq që nuk qëlloi aty për t'u përshëndetur.

Screenshot 5 11 Foto: Screenshot/YouTube

"Sa keq nuk qëllova aty, ndoshta nuk bëhet nami", u shpreh ai.

Humoristi u shpreh i zhgënjyer pas klipit që pa në Prime dhe tha se nuk ka koment për këtë. /Telegrafi/