Brooke Shields rrëfen se seksi është ‘i dhimbshëm’ dhe vetëm një mënyrë mund ta ‘kënaqë plotësisht’

Brooke Shields po tregohet transparente për ngritjet dhe uljet e jetës së saj seksuale
Në kapitullin e 10-të të librit të saj të ri, “Brooke Shields is not allowed to get old”, modelja dhe aktorja 59-vjeçare diskuton se si marrëdhënia e saj me seksin ka ndryshuar ndërsa ajo është rritur.
“Kisha një dëshirë të zjarrtë seksuale kur isha e re, por kurrë nuk u ndjeva sikur mund të ‘ngopja’ dëshirat e mia ashtu siç doja”, shkroi ajo, duke kujtuar humbjen e virgjërisë me të dashurin e saj të kolegjit kur ishte 22 vjeç.
“Prita kaq shumë sepse kisha mbi vete peshën e botës. Dhe madje edhe kur filluam të flinim së bashku, nuk e lashë kurrë të lirë veten.”
“Oh, sa do të doja ta lija epshin të pushtonte!” shtoi ajo, raporton People.
Por duke parë pas në kohë, Shields tha se dëshira e saj seksuale në fillim të të 20-ave nuk mund të ishte më ndryshe se sa është sot.
“Dhe tani ja ku jam, më shumë se tridhjetë e pesë vjet më vonë, ndonjëherë duke pretenduar se jam në gjumë kur e di që Chris është në humor. Dhe kjo nuk ka të bëjë fare me Chris – ai është seksi!” shkroi ajo për bashkëshortin e saj prej një kohe të gjatë, Chris Henchy.
“Unë jam duke kaluar nëpër të gjitha ndryshimet trupore që vijnë me plakjen si grua – flokët e holluar dhe turbullirat e menopauzës dhe dhjami i ri i barkut dhe thatësia vagjinale dhe pakësimi i dëshirës seksuale – dhe në gjendjen e natyrshme ndihem më pak tërheqëse për të se kurrë më parë.”
Kur mjeku i Shields së fundmi e pyeti për jetën e saj seksuale, ajo shpjegoi se çfarë po ndodhte, por tha se ishte “në rregull me të”. Megjithatë, mjeku i saj nuk e pranoi atë përgjigje. Ylli i “Blue Laguna” tha se doktori i saj i dha një leksion se sa i rëndësishëm është seksi për një marrëdhënie dhe se ajo duhet të ekuilibrojë hormonet e saj.
“Por, në një nivel personal, unë jam në një vend ku seksi mund të jetë i dhimbshëm,” tha ajo në libër.
Shields tha se dhimbja e saj është rezultat i një operacioni nga një mjek mashkull, i cili kreu një procedure përtëritjeje “bonus” në labian e saj pa pëlqimin e saj disa vite më parë.
“Që unë të shijoj plotësisht seksin në këtë pikë, më duhen losionet dhe ilaçet e mia, veshjet e duhura të gjumit, jastëkun tim të veçantë dhe ndoshta një shot me tekile që të mund të relaksohem”, shkroi ajo, citon Anabel.
“Mjeku im më tha që duhet të filloj të marr testosterone – sigurisht që mund të fitosh edhe disa mustaqe me to, por për këtë janë piskatoret – megjithatë unë nuk kam arritur ende atje”, vazhdoi ajo. “Për momentin, unë jam duke ecur me qasjen e vjetër “sa më shumë seks të bësh, aq më shumë do ta shijosh,” përmbylli ajo. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Burim infeksioni? Si të veproni nëse keni puçrra në zonën intime

Sa janë të forta dhimbjet e lindjes?
Bie në sy fustani i Melanias në dasmën e vajzës së Trump

Keni nevojë për këpucë që shkojnë me pantallona të gjera? Ne zgjodhëm pesë opsione që janë në modë

Përse është e rëndësishme të hiqni bizhuteritë para se të shkoni në shtrat?

Modeli i flokëve të saj u shpall më i miri në Instagram nga “Vogue”: Si të arrini një dukje verore

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Hajdari nënshkruan vendimin për rregullimin e çmimeve të naftës – caktohet marzha maksimale të fitimit

Ramabaja: Kam pasur informacione se Duda Balje është takuar me Radoiçiqin më 28 shkurt

Ylli i Borussia Dortmundit lëndohet rëndë para sfidës me Barcelonën dhe humbet sezonin

Rënia e çmimit të naftës në tregjet ndërkombëtare, Berjani: Në Kosovë nafta mund të bie në 1 euro

Diana Tahiri konfirmon ndarjen nga Arion Rexha

Miliarderi britanik: Trump ka disa orë për të korrigjuar një gabim të madh me tarifat