Britney Spears ka realizuar një tatuazh të ri mes divorcit nga partneri i saj, Sam Ashari.

Krijuesja e hitit “Toxic” bëri një postim të premten në Instagram, duke treguar tatuazhin e ri, një gjarpër me ngjyrë të kuqe, të bërë në pjesën e poshtme të shtyllës kurrizore.


“Njerëz, tatuazhi im i ri, gjarpër. Jam shumë e emocionuar”, tha ajo teksa shihej në shtëpi.

Screenshot 1 6 Foto: Screenshot/Instagram

Megjithatë, ajo dukej të ishte "më e fortë" nga sa mendonte, siç shtoi më vonë, "Nuk dhemb aq keq, në fakt”.

41 vjeçarja tashmë ka një koleksion të gjerë tatuazhesh në të gjithë trupin e saj.

Screenshot 2 8 Foto: Screenshot/Instagram

Autorja e "Hold Me Closer" ka qenë më aktive në mediat sociale se zakonisht që nga ndarja e saj nga bashkëshorti Sam Asghari.

Ylli i muzikës pop dhe trajneri i fitnesit i dhanë fund marrëdhënies së tyre pas më shumë se një viti martesë.

Screenshot 3 6 Foto: Screenshot/Instagram

Britney nga ana tjetër ka dy fëmijë nga një lidhje e saj e mëparshme. /Telegrafi/

Screenshot 4 6 Foto: Screenshot/Instagram