British American Tobacco (BAT) shpallet një nga punëdhënësit më të mirë në botë për vitin e nëntë radhazi

Organizata e njohur ndërkombëtare Top Employer Institute ka shpallur British American Tobacco (BAT) si një nga 17 punëdhënësit më të mirë në botë për vitin e nëntë radhazi.
Certifikimi global Top Employer vlerëson punëdhënësit që ofrojnë praktikat më të mira të punësimit, duke u mundësuar punonjësve zhvillim personal dhe profesional, njëkohësisht me arritjen e rezultateve të biznesit.
Corra Koppe-Starenberg, Drejtoreshë Ekzekutive për Burimet Njerëzore në BAT, deklaroi pas marrjes së këtij vlerësimi:
“Të vlerësohesh si Punëdhënës Global Top për të nëntin vit radhazi - dhe të marrësh këtë njohje në një rekord prej 44 tregjesh të certifikuara është një moment krenarie për BAT. Ky sukses pasqyronpërkushtimin tonë të palëkundur për krijimin e një mjedisi gjithëpërfshirës, fuqizues dhe me performancë të lartë, ku njerëzit tanë mund të zhvillohen dhe të rriten. Suksesi ynë udhëhiqet nga punonjësit tanë dhe ne do të vazhdojmë të investojmë në zhvillimin e tyre dhe në kulturën tonë, ndërsa transformojmë biznesin tonë dhe ofrojmë një të Ardhme më të mirë™.”

Me veprimtari në 125 shtete dhe rajone, Top Employer Institute është autoriteti global në certifikimin, krahasimin dhe këshillimin në fushën e burimeve njerëzore. Programi i tij i certifikimit vlerëson organizatat bazuar në rezultatet e Anketës së Praktikave më të Mira të Burimeve Njerëzore, e cila përfshin gjashtë fusha kryesore me 20 tema, duke përfshirë Strategjinë e Punonjësve, Mjedisin e Punës, Rekrutimin e Talenteve, Mësimin dhe Zhvillimin, Diversitetin, Barazinë dhe Përfshirjen, si dhe Mirëqenien.
Drejtori Ekzekutiv i Top Employer Institute, Adrian Seligman, komentoi mbi çmimet e këtij viti:
“Arritja e statusit Punëdhënës Global Top në vitin 2026 është një sukses i jashtëzakonshëm që pasqyron përsosmërinë në vendet individuale dhe, mbi të gjitha, praktikat e qëndrueshme për punonjësit në të gjitha rajonet dhe në mbarë botën. BAT ka demonstruar një aftësi të rrallë për të harmonizuar strategjinë globale të burimeve njerëzore, duke ofruar njëkohësisht përvoja kuptimplota dhe të përshtatura në nivel lokal për punonjësit në çdo treg të certifikuar - një tipar dallues i organizatave që sigurojnë performancë të fortë biznesi, lëvizshmëri të talenteve dhe qëndrueshmëri të fuqisë punëtore.Ky sukses e pozicionon BAT në mesin e një grupi të përzgjedhur punëdhënësish që krahasojnë strategjinë e punonjësve në nivel ndërkombëtar. Ne jemi jashtëzakonisht krenarë të vazhdojmë partneritetin me ta, ndërsa ata frymëzojnë përsosmëri në komunitetin global të burimeve njerëzore.”
BAT është një nga vetëm 17 kompanitë që kanë marrë certifikimin global Punëdhënësi më i Mirë. Degët e BAT janë vlerësuar gjithashtu si punëdhënës udhëheqës në një rekord prej 44 shtetesh në Evropë,Amerikën e Veriut, Amerikën e Jugut, Lindjen e Mesme, Azi dhe Afrikë.

Top Employer Institute i jep këto çmime duke analizuar praktikat e burimeve njerëzore të kompanive në gjashtë fusha: Menaxhimi Strategjik, Formësimi i Transformimit, Tërheqja e Punonjësve, Zhvillimi i Fuqisë Punëtore, Angazhimi i Punonjësve dhe Bashkimi i Punonjësve përmes Kulturës.



















































