LAJMI I FUNDIT:

Britania dhe Franca pajtohen për më shumë përkrahje për Ukrainën

Britania dhe Franca pajtohen për më shumë përkrahje për Ukrainën

Kryeministri britanik Boris Johnson dhe presidenti francez Emmanuel Macron, janë pajtuar që të ofrojnë më shumë mbështetje për Ukrainën, derisa po vazhdon pushtimi rus në Ukrainë.

Gjatë takimit të tyre në Samitin e G7-ës në Gjermani, dy liderët evropianë theksuan nevojën për mbështetjen më të madhe për Ukrainën, transmeton Telegrafi.

“Ata janë pajtuar se ky është momenti kritik për kursin e konfliktit”, tha zëdhënësi i zyrës së kryeministrit britanik.


Ish-zyrtari i lartë i CIA-s thotë se ka filluar komploti për rrëzimin e Putinit nga rrethi i tij i ngushtë – zbulon edhe emrat e tre personave që mund ta zëvendësojnë
Lexo po ashtu Ish-zyrtari i lartë i CIA-s thotë se ka filluar komploti për rrëzimin e Putinit nga rrethi i tij i ngushtë – zbulon edhe emrat e tre personave që mund ta zëvendësojnë

Edhe Macron ka përgëzuar kryeministrin britanik për ndihmën ushtarake të dhënë për Ukrainën, dhe kështu liderët u pajtuan që të rrisin mbështetjen për këtë vend evropian.

Deklarata e përbashkët e tyre vjen në kohën kur Johnson po u kërkon aleatëve perëndimorë të qëndrojnë të vendosur për çështjen e Ukrainës, derisa po përpiqet të lë anash për pak vështirësitë e tij politike brenda Britanisë.

Në anën tjetër presidenti amerikan Joe Biden që u takua sot me kancelarin gjerman Olaf Scholz, tha se perëndimi është i bashkuar si kurrë më parë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Kroacia
Shtëpia e Bardhë thotë se Trump pas ndërprerjes së takimit me presidentin ukrainas, kishte ngrënë ushqimin e dedikuar për Zelenskyn

Shtëpia e Bardhë thotë se Trump pas ndërprerjes së takimit me presidentin ukrainas, kishte ngrënë ushqimin e dedikuar për Zelenskyn

Amerika
Zelensky thotë se

Zelensky thotë se "fundi i luftës është shumë, shumë larg" – vjen reagimi i Trump

Botë
Trump thotë se nuk mendon se marrëveshja e Ukrainës për mineralet “ka vdekur”

Trump thotë se nuk mendon se marrëveshja e Ukrainës për mineralet “ka vdekur”

Botë

"Çizmet në tokë dhe aeroplanët në ajër" - plani katër pikësh i Britanisë së Madhe për të garantuar paqen në Ukrainë

Botë
Përplasja Trump-Zelensky ishte

Përplasja Trump-Zelensky ishte "përshkallëzim i nxitur", thotë Merz i Gjermanisë

Botë
Kalo në kategori