"Ju keni realizuar dhe po ia dilni me sukses të demontoni një sasi të konsiderueshme të lëndëve plasëse dhe të rrezikshme dhe në emër të OSBE-së, ju përgëzoj në këtë drejtim", tha zyrtari i lartë i organizatës.

Ndërsa, ministri Imami garantoi se Forcat e Armatosura dhe Ministria e Mbrojtjes do të vazhdojnë të mbështesin edhe më tej sigurinë globale me trupa paqeruajtëse, duke kontribuar për të siguruar stabilitetin dhe paqen në rajon dhe në mbarë botën.


Në përfundim të kësaj vizite në ambientet e Ministrisë së Mbrojtjes, dy zyrtarët shkëmbyen dhurata simbolike mes tyre. Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së, de Brichambaut, la një mesazh mjaft domethënës në librin e përshtypjeve të MM-së.

Gjatë të martës, Sekretari i përgjithshëm i OSBE-së, Marc Perrin de Brichambaut, së bashku me delegacionin që e shoqëron do të zhvillojë një vizitë në Uzinën e Lëndëve Plasëse në Mjekës në Elbasan, ku do të shohë nga afër punën dhe instalimin e linjave të reja për demontimin e municioneve. /Telegrafi/