Këto fotografi tregojnë më së miri për pabin më të vogël në Britani, që menaxhohet nga një pensioniste.

Pabi Luppitt Inn menaxhohet nga Mary Wright, 98-vjeçe, e cila vazhdon ta kryej punën e kamerieres, banakieres dhe pastrueses edhe pse në moshë të shtyrë, transmeton Telegrafi.


Ajo e hap lokalin në Devon tre herë në javë nga e enjtja e deri të premten, e edhe përkundër faktit që nuk ka muzikë, ky vend është bërë "destinacioni" i preferuar i banorëve të zonës.

Aty servohet vetëm një lloj i birrës që ajo e ka emëruar si Otter-Bitter, të cilën e preferojnë shumë klientët, kurse pronarja thotë se nuk e ka ndërmend të ndalet duke punuar. /Telegrafi/

1 17

2 16

3 15

4 11

5 7

6 7

7 5

8 5

9 4

10 3

11 5

12 2

13 2

14 1

15