“Statistikat na tregojnë se dy të tretat e të rinjve do të ishin të gatshëm të emigronin; se kostot totale të arsimit të njerëzve që largohen nga rajoni në një vit variojnë nga 840 milionë në 2.46 miliardë euro; dhe se rreth një e pesta janë të papunë dhe gati një e katërta nuk janë as në punësim, as në arsim apo trajnim. Por transformimi gjithëpërfshirës i rajonit nuk mund të bëhet pa rininë. Nëse rrezikojmë të humbim potencialin e tyre, po rrezikojmë motorin e një të ardhmeje të qëndrueshme rajonale”, tha Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC) Majlinda Bregu në mbylljen e Laboratorit Rinor për shëndetin mendor sot në Tiranë.
“Por shifrat janë më shumë se numra të thjeshtë. Ato janë përvoja reale, të përditshme me të cilat përballen të rinjtë. Frustrimet e tyre dhe paaftësia jonë për t’i trajtuar ato gjymtojnë të gjitha shoqëritë në rrugën tonë përpara. E vetmja mënyrë për ta ndryshuar këtë është duke u siguruar të rinjve vendin e duhur në proceset vendimmarrëse. Shkurt – për të rinjtë mund të punojmë vetëm nëse punojmë me të rinjtë”, shtoi Bregu.
Veprimtaria, e organizuar nga projekti i RCC-së për Rininë e Ballkanit Perëndimor (WBYL), ka mbledhur rreth 50 përfaqësues të rinjsh nga rajoni, si dhe politikëbërës dhe përfaqësues të Komisionit Evropian.
Gjatë dy ditëve pjesëmarrësit diskutuan temat e shëndetit mendor dhe nxorën 13 rekomandime rajonale që parashikojnë se si të rritet ndërgjegjësimi për shëndetin mendor, masat mbështetëse dhe komunikimi i rëndësisë së parandalimit të shëndetit mendor të të rinjve. Rekomandimet u miratuan nga të gjithë anëtarët e Grupit Rajonal të Ekspertëve.
“Depresioni, ankthi, çrregullimet e sjelljes prekin më shumë të rinjtë sot sesa dy vjet më parë dhe nuk duhet të harrojmë faktin se periudha nga 12 deri në 25 vjeç mbetet një kohë kritike e zhvillimit dhe maturimit të trurit. Mediat sociale vazhdojnë të promovojnë të fortët, të bukurat, të pasurit, madje edhe ngacmuesit, por nuk ofrojnë mekanizma përballimi, aftësi ndërpersonale apo “distancim psikologjik” (d.m.th., duke inkurajuar një person të përvetësojë një perspektivë objektive për mendimet dhe ndjenjat negative). Si përvojat me të cilat përballen të rinjtë tanë tani, ashtu edhe mbështetja që ata marrin nga ne në përballimin dhe lundrimin e këtyre sfidave do të kenë ndikime të thella në aftësitë e tyre për të qenë të rritur, prindër dhe qytetarë të suksesshëm në vitet në vijim”, përfundoi Bregu.
Së bashku me znj. Bregu, fjalën përmbyllëse e mbajtën zv.ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Denada Seferi, Drejtoresha e Divizionit të OBSH-së për Politikat Shëndetësore dhe Sistemet Shëndetësore Vendore Dr. Natasha Azzopardi Muscat, Këshilltare për Zhvillimin e Kapitalit Njerëzor, Komisioni Evropian, Drejtoria- Gjenerali për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit, Adrienn Kiraly, Ambasadorja e Rinj Evropiane (YEA), Kosovë*, Egzona Bexheti dhe Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit Rinor Kombëtar të Serbisë Miljana Pejic.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Çfarë dihet rreth arrestimit të serbes për spiunazh në Kosovë?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës