Në kohën kur gastronomia po frekuentohet më shumë si rrjedhojë e ardhjes së bashkatdhetarëve, shumë lokale të gastronomisë po punojnë në mungesë të punëtorëve. Si rrjedhojë, një pjesë e tyre rrezikojnë edhe mbylljen.
Në mungesë të punëtorëve, dryni pritet t’i vendoset edhe një restoranti në Mramor.
Pronari i tij thotë për RTK-në se ka investuar mbi 2 milionë euro në të, por që, pavarësisht pagave të larta që ka ofruar, punëtorët s’kanë interesim për të punuar.
Tavolinat i kanë mbetur të zbrazëta, pronari Enver Gashi po bëhet gati për t’ia vënë drynin. Jo pse s’ka konsumatorë, por për shkak të mungesës së punëtorëve.
Pavarësisht asaj që gjatë sezonit të verës ky restorant e restorante tjera në vend frekuentohen më shumë, Gashi thotë se s’po mund të gjejë punëtorë për t’u shërbyer konsumatorëve.
Edhe pse është pronar i restorantit, në mungesë të punëtorëve, Enver Gashi shpesh herë u shërben vetë klientëve.
Ai ka treguar se punëtorët s’kanë shprehur interesim për të punuar, ndonëse u ka ofruar paga të larta.
Shqetësime për mungesën e punëtorëve, sidomos gjatë sezonit të verës, tash e një kohë kanë ngritur edhe gastronomët tjerë.
Ata thonë se edhe pse po u ofrojnë punëtorëve paga më të larta, ata gjatë verës po zgjedhin të punojnë në vendet bregdetare.
Për mungesën e ikjen e punëtorëve nga vendi kanë alarmuar përfaqësues të punëtorëve të sektorit privat.
Në mungesë të stafit, bizneset gjatë këtij viti janë detyruar të rekrutojnë punëtorë nga shtetet tjera si: Bangladeshi, Nepali e India.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë