Hulk tashmë është i njohur si një futbollist që ka fizik të fuqishëm, por edhe shumë të ndërtuar.

Sulmuesi brazilian që ka luajtur në Evropë, por tani që është pjesë e Shanghai SIPG, ka treguar trupin e tij tejet të formësuar.


33-vjeçari ka publikuar foto në llogaritë e tij në rrjetet sociale, ku ka shfaqur muskujt e tij të formësuar.

Screenshot 1 59

Duket se Hulk nuk ka qëndruar para video lojërave, por ka ushtruar për të krijuar një trup edhe më të formësuar.

Në pamjet e para mund të vërehet qartë se ai ka humbur më shumë peshë dhe trup i tij duket shumë më në formë.

Hulk po i shijon muajt e fundit në Kinë, pasi në dhjetor i skadon kontrata dhe ka bërë të ditur se nuk dëshiron ta vazhdojë atë. /Telegrafi/

Screenshot 3 25

telegrafi sport app