Brajan Gruda nuk ka të ndalur – dy gola dhe një asistim ndaj Hoffenheimit për 45 minuta

Leipzig po udhëheq me rezultat të madh 4-0 pas pjesës së parë në shtëpi ndaj Hoffenheimit në kuadër të javës së 27-të në Bundesliga.
Autor i dy prej katër golave të realizuar ishte sulmuesi shqiptar Brajan Gruda, i cili ishte i pandalshëm pas 45 minutave të para.
Gruda realizoi fillimisht në minutën e 17-të për t’i dhënë vendasve epërsinë prej 1-0.
1-0 RB Leipzig.
GOOOOOOOOOOOOOOAAAAAAAAAAAALLLLLLLLLL BRAJAN GRUDA OPENS THE SCORING AT HOME AGAINST HOFFENHEIM, WOW WOW WOW THIS IS A HUGE GOAL IN THE TOP 4 RACE!!!!!!!!!!!!! UNBELIEVABLE SCENES!!!!!!!#RBLTSG
🎥 - @TheGoalsZone pic.twitter.com/4q6jftI408
— The Football Frame | 🎥👀 (@Fabian_Manu2025) March 20, 2026
Ai më pas asistoi tek austriaku Christoph Baumgartner në minutën e 30-të me këtë të fundit që realizoi për 3-0.
Golin e tij të dytë personal në këtë ndeshje Gruda e realizoi në minutën e 44-të për 4-0, pas asistimit nga Yan Diomande.
Brajan Gruda with his 2nd goal of the game to take him to 3 goal involvements in total for the evening! #BHAFC pic.twitter.com/LN3MNVZlY3
— JTF 𓅰 (@JakeTalksFutbol) March 20, 2026
Pas këtyre dy realizimeve, Gruda tani ka tre gola të realizuar në elitën e futbollit gjerman ndërsa numëron dy asistime.
Te Hoffenheimi në anën tjetër nga minuta e parë është duke luajtur Fisnik Asllani, teksa Albian Hajdari gjendet në bankën rezervë./Telegrafi/





















































