LAJMI I FUNDIT:

Brad Pitt dhe Charlize Theron e nisën lidhjen pasi e xhiruan një reklamë bashkë

Brad Pitt dhe Charlize Theron e nisën lidhjen pasi e xhiruan një reklamë bashkë
Charlize Theron dhe Brad Pitt (Foto: Getty Images/Guliver)

Brad Pitt dhe Charlize Theron janë takuar në vitin e kaluar gjatë xhirimit të një reklame – bëjnë të ditur burimet e revistës People.

Ditë më parë, në media kanë nisur thashethemet se dy aktorët e njohur hollivudianë kanë nisur një romancë dashurie.

Charlize Theron (Foto: Jon Kopaloff/Getty Images/Guliver)

Për herë të parë, ata ishin njoftuar nga ish- i fejuari i Theron, Sean Penn, ndërsa duket se lidhja e tyre ka nisur pas takimit të tyre gjashtë muaj më parë.


Lajmet për Brad Pitt
Lexo po ashtu Lajmet për Brad Pitt

“Afro gjashtë muaj më parë, ata e xhiruan një reklamë bashkë. Që atëherë kanë kaluar kohë bashkë. Por, gjithçka që ka ndodhur pas asaj, mbetet të shihet”, ka thënë një burim.

Aktori 55 vjeçar dhe aktorja 43 vjeçare e kanë xhiruar një reklamë për brendin e orëve, Breitling, me Adam Driver.

Lajmi për lidhjen e tyre u publikua nga tabloidi britanik, The Sun, që thoshte se Penn ka luajtur rol në takimin e tyre, burimet e People pohojnë se lidhja ka nisur pikërisht pas reklamës së përmendur.

Që nga shkurorëzimi prej Angelina Jolie (2016), Pitt ka qëndruar vetëm. Gjatë vitit të kaluar ishte spekuluar për një lidhje me profesoreshën Neri Oxman, mirëpo arkitektja e kishte hedhur poshtë.

Theron e ndërpreu fejesën me Penn në vitin 2015 dhe që atëherë ka qëndruar vetëm, duke u fokusuar vetëm në karrierën artistike. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Robert De Niro largohet nga SHBA dhe bën thirrje për bojkot të X-it të Elon Musk

Robert De Niro largohet nga SHBA dhe bën thirrje për bojkot të X-it të Elon Musk

Magazina
Aktorja transgjinore Hunter Schafter ankohet se në pasaportën e saj shkruhet se është mashkull: Vërtet nuk di çfarë të bëj

Aktorja transgjinore Hunter Schafter ankohet se në pasaportën e saj shkruhet se është mashkull: Vërtet nuk di çfarë të bëj

Magazina
Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit

Magazina
Sfidohet Gjesti nga Vëllai i Madh: Zgjedh Rizartën për të ndarë shtratin, Egli: E dija

Sfidohet Gjesti nga Vëllai i Madh: Zgjedh Rizartën për të ndarë shtratin, Egli: E dija

Magazina
Gjesti hap zarfin e dytë: Ka në dorë fatin e pesë banorëve

Gjesti hap zarfin e dytë: Ka në dorë fatin e pesë banorëve

Magazina
Ish-banori i Big Brother VIP Kosova 2, Mirdon Pacolli i jep fund beqarisë

Ish-banori i Big Brother VIP Kosova 2, Mirdon Pacolli i jep fund beqarisë

Magazina
Kalo në kategori