Banka Qendrore e Kosovës (BQK) ka thënë se pas shqyrtimit të ankesave të punëtorëve të institucioneve arsimore “Gulistan” nga ana e Bankës Kombëtare Tregtare (BKT) ka konstatuar se mbyllja e llogarive ka qenë në përputhje me ligjin.
“Pas shqyrtimit të ankesave dhe materialit tjetër relevant, BQK-ja konform mandatit të saj ka realizuar ekzaminimin në institucionin përkatës duke vlerësuar nivelin e veprimeve të bankës konform Ligjit për Marrëdhënie Detyrimore”, thuhet në përgjigjen e BQK-së për Kallxo.
Sipas BQK-së, shkëputja e marrëdhënies kontraktuale, respektivisht mbyllja e llogarisë bankare është e rregulluar sipas Ligjit të ri nr. 04/L – 07 për Marrëdhëniet e Detyrimeve.
“Në qoftë se në Kontratën mbi Hapjen e Llogarisë nuk është përcaktuar afati i kohëzgjatjes së llogarisë, atëherë secila palë mundet ta zgjidhë kontratën me afat renuncimi prej 15 ditëve”, theksohet në përgjigjen e BQK-së.
Nazmi Ulus, drejtori i kolegjit “Mehmet Akif” në Lipjan ka thënë për Kallxo se Banka Tregtare Kombëtare (BKT) nuk i ka mbyllur vetëm llogaritë e punëtorëve të International School of Prishtina (ISP), por të të gjithë punëtorëve të “Mehmet Akif College”.
“Nuk janë mbyllur llogaritë vetëm të stafit të ISP-së, por të gjitha llogaritë e punëtorëve të MAC janë bllokuar. Ata kanë hapur llogaritë përkohësisht me një leje nga autoritetet”, ka thënë Ulus për Kallxo.
Ulus ka shtuar se ata kanë kontaktuar me drejtuesit e bankës BKT-së në lidhje me mbylljen e llogarive.
“Ne kemi kontaktuar me drejtuesit e bankës për këtë çështje. Ata thanë se kanë presion nga kompania në Turqi”, është shprehur ai.
Banka Kombëtare Tregtare që nga viti 2009 operon me 100 për qind të aksioneve nga Çalik Finance Services, pjesë e kompanisë Çalik Holding e cila është pronare edhe e KEDS-it.
Junus Igxhiu, profesor i matematikës në Kolegjin “Mehmet Akif” në Lipjan është njëri nga klientët e bankës BKT të cilit i ishte bllokuar llogaria në mëngjesin e 17 prillit.
“Në mëngjesin e 17 prillit u informova me një mesazh nga BKT se llogaria ime bankare do të mbyllet dhe brenda 30 ditëve dëshironin që unë të nënshkruaj për të përfunduar procedurën. Arsyeja nuk u përmend qartë”, tha Igxhiu për Kallxo.
Igxhiu ka rrëfyer eksperiencën e tij kur kishte provuar t’i tërhiqte paratë nga bankomati i BKT-së dhe kartela i ishte kthyer prapa.
“Unë u përpoqa të tërhiqja por nuk munda, pasi llogaria ime ishte e bllokuar. Kartela ime u kthye nga bankomati”, tregoi Igxhiu.
Ai tha se nga pamundësia për të tërhequr para nga bankomati kishte shkuar në njërën nga selitë e bankës BKT për të tërhequr të gjitha paratë e depozituara.
“Më mori rreth 25 minuta për të marrë të gjitha paratë e mia”, tha Igxhiu.
Igxhiu tregoi se kur po i tërhiqte paratë në bankë ishte pyetur nga punëtorët e bankës BKT se çfarë ishte duke ndodhur.
“Unë u thashë atyre se unë e di, por unë nuk mund të kuptoj pse po ndodh, se si një llogari mund të mbyllet pa ndonjë arsye dhe shpjegim. Por unë duhet të them se edhe punëtorët nuk e dinin pse po ndodhte ashtu edhe ata u turpëruan nga situata”, theksoi Igxhiu.
Drejtori i kolegjit “Mehmet Akif” në Lipjan, Nazmi Ulus ka thënë se ata kanë dërguar edhe një ankesë në BQK për llogaritë e mbyllura nga BKT.
“Ne kemi dërguar në BQK për të gjithë stafin një letër ankese”, ka shpjeguar Ulus për Kallxo.
Banka Qendrore e Kosovës (BQK) ka thënë për Kallxo se më 17 prill ka pranuar një shkresë nga International School of Prishtina (ISP) për mbylljen e llogarive të punëtorëve të ISP-së.
BQK pati thënë se janë duke e shqyrtuar materialin në lidhje me mbylljen e llogarive të punëtorëve të institucioneve arsimore “Gulistan” në Kosovë nga ana e bankës BKT.
“Njësia përkatëse e BQK-së, është në fazën e shqyrtimit të materialit relevant lidhur me temën që jeni duke e shtjelluar, e që ka të bëjë me rastin në fjalë. Nëse konstatohen të gjetura (shkelje në rastin në fjalë), gjithsesi se BQK ndërmerr masat konform rregullativës ligjore në fuqi”, theksohej në përgjigjen e BQK-së.
Kallxo ka tentuar disa herë të marrë përgjigje përmes telefonit dhe përmes e-mailit nga Banka Kombëtare Tregtare (BKT) në lidhje me mbylljen e llogarive dhe në lidhje me pretendimet e drejtorit Nazmi Ulus, por nuk ka marrë përgjigje deri në shkrimin e këtij artikulli.
Me 17 prill Kallxo ka raportuar se punëtorët e International School of Prishtina, shkollë e cila funksionon në kuadër të institucioneve arsimore “Gulistan” në Kosovë, e që kanë qenë klientë të Bankës Kombëtare Tregtare (BKT) janë zgjuar me një SMS në telefonët e tyre me të cilët banka i njoftonte për mbylljen e xhirollogarive personale bankare.
Vendimi për mbylljen e xhirollogarive erdhi tri javë pasi gjashtë punëtorë të këtij institucioni privat arsimor u arrestuan në Prishtinë e Gjakovë dhe u deportuan në mënyrë misterioze për në Turqi pasi kërkoheshin nga regjimi i Ankarasë si të dyshuar për bashkëpunim me klerikun turk në ekzil, Fetullah Gulen, i cili dyshohet për puçin e dështuar ndaj presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan në korrik të vitit 2016. /Kallxo
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Gashi uron Ditën e Alfabetit: E vlerësoj këtë festë dhe gjuhën shqipe si gurthemel të shoqërisë dhe diversitetit etnik
Kushtetuesja “lë” në arrest Berishën, Hoxha: Vendimi i pritshëm, nuk respektoi vendimin e gjykatës
Punëtoret teknike në Kuvend refuzojnë takimin me anëtarët e Komisionit për të drejtat e njeriut
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë
Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje