Një bos mafioz sicilian që është duke vuajtur një dënim të përjetshëm i kafshoi dhe gëlltiti gishtin e një roje burgu, sipas një raporti italian të lajmeve.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Giuseppe Fanara, 60 vjeç, i cili po vuan një dënim të përjetshëm në burgun Rebibbia të Romës, sulmoi shtatë rojet në qershor kur ata erdhën për të inspektuar qelinë e tij, njoftoi e përditshmja Il Messagero.
Fanara, nga klani famëkeq i Cosa Nostra, ishte nëntë vjet në dënimin e tij nën regjimin e ashpër të burgut të Italisë që zbatohet zakonisht për anëtarët e mafias.
Regjimi i ashpër i burgut izolon bosët mafiozë plotësisht për t’i parandaluar ata që të drejtojnë klanet e tyre pas hekurave.
“Gjatë grindjes ai (Fanara) i kafshoi duke i këputur gishtin e vogël, agjentit në dorën e tij të djathtë”, tha gazeta.
“Gishti u zhduk, duke bërë që një prokuror i Romës të konkludonte se ishte ngrënë”.
I burgosuri gjithashtu sulmoi gjashtë roje të tjerë, duke përdorur një shkop fshese si një armë.
Fanara që atëherë është transferuar në burgun e Sassari të sigurisë së lartë të Sardenjës, tha gazeta, duke shtuar se ai tani përballet me akuza të reja, duke përfshirë sulm të ashpër dhe rezistencë ndaj arrestimit.
Ndryshe, thuhet se në fillim të këtij viti Italia vendosi të lirojë bosët e moshuar dhe mafiozë të dobët – duke përfshirë disa që i përkasin Cosa Nostra me ndikim.
Ky vendim ndezi një protestë, duke e detyruar ministrinë e drejtësisë të kthehej dhe të rishikonte vendimin e lirimit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Trump thotë se armëpushimi duhet të vijë “sa më shpejt të jetë e mundur”, beson se ‘kostoja dhe barra’ e sigurimit të paqes duhet të bie mbi kombet e Evropës

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

Trump thotë se armëpushimi duhet të vijë "sa më shpejt të jetë e mundur", beson se 'kostoja dhe barra' e sigurimit të paqes duhet të bie mbi kombet e Evropës

Putin do të pranonte paqeruajtës në Ukrainë si pjesë e marrëveshjes së paqes, thotë Trump

SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania