LAJMI I FUNDIT:

Boshkoski: Deputeti aktual i OBRM-PDUKM-së lutet ta pranojmë në parti

Boshkoski: Deputeti aktual i OBRM-PDUKM-së lutet ta pranojmë në parti

Njëri nga udhëheqësit e OBRM-Popullore, Ljube Boshkovski në intervistë për TV21, tha se në partinë e tij nuk pranojnë persona të infektuar me “gruevizmin” duke zbuluar se deputeti aktual i OBRM-PDUKM-së lutet të kalojë në koalicionin e Boshkovskit, Georgievskit dhe Angellovit. Ai potencoi se qëllimi i tyre nuk ka qenë të afrojnë anëtarë që vazhdimisht i kanë dhënë mbështetje ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Nuk mund të pranojmë person në partinë tonë i cili është i infektuar me “gruevizmin”. Nuk është qëllimi të fitojmë 2-3 parlamentarë, ndërsa partia ose koalicioni të barazohet me OBRM-PDUKM-në. Nuk është qëllimi të afrojë anëtarë që vazhdimisht i japin mbështetje të parezervë Gruevskit. Të gjithë të tjerët mund të vijnë dhe do të mbrohen nga çfarëdo revanshizmi”, deklaroi Boshkovski.


Sipas tij, OBRM-PDUKM-ja është punë e kryer./Telegrafi/